LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për plehrat/ Vasili i kundërpërgjigjet Ballës: Referendumi popullor është zgjidhja

19 Shtator 2017, 18:28, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla pas reagimit të këtij të fundit për ligjin e plehrave në Kuvend.

?Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar?,- tha Balla.

Menjëherë pas këtij statusi Vasili shkruan se zgjidhja e vetme është referendumi popullor.

Statusi i Vasilit

Referendum popullor për plehrat.

Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.

Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shëndrrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t?i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.

Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai./Citynews

Lajmet e fundit nga