Connect with Us

Foto sa 1000 fjalë/ Protesta e Shkozës e rrëfyer mes imazheve

Aktualitet

Foto sa 1000 fjalë/ Protesta e Shkozës e rrëfyer mes imazheve

Publikuar

-

Protesta e 153 familjeve të Shkozës ka marrë vëmendjen e mediave edhe të politikës së fundmi.

Ditën e sotme fadromat kanë ndërhyrë në Shkozë për të rrënuar banesat që do t’i hapin rrugën planit të ndërtimit të Unazës së Re.

Këto foto nga LSA tregojnë më së miri panoramën e asaj që ndodhi sot në Shkozë. /Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. muhamet qeflliu

    19 Shtator, 2017 at 9:11 pm

    ne cilen pjese te arabise jane bere keto fotografi mo?
    ceshte gjithe ajo xhami arapesh aty?

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nusja rreh vjehrrin dhe e bën për spital/ Pranga 40 vjeçares në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Nusja rreh vjehrrin dhe e bën për spital/ Pranga 40 vjeçares në Lezhë

Një 40-vjeçare nga Lezha me iniciale Gj.B është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.

Sipas policisë 40-vjeçarja është arrestuar pasi i ka shkaktuar dëme fizike 70-vjeçarit me iniciale Z.P.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Problemi që duhet të zgjidhë Basha/ Të gjithë kundër të gjithëve

LEXO EDHE:  Protesta/ Pedagogu: Të bëhet publike, cili universitet kërkoi tarifë për provimet

“Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen, Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Publikuar

-

Nga

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së Tiranës për rrugën e Durrësit që është në proces rikonstruktimi.

Tomorri sulmon bashkinë për sistemin e rrugës, pasi thotë se kanë caktuar 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash.

Me tone të ashpra ai i kërkon llogari Bashkisë së Tiranës se ku e ka kopjuar këtë model dhe në çfarë studimi është bazuar për vendimarrjen.

Gazetari thekson se në një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit lihet një hapësirë e madhe për biçikletat dhe lihen pa korsi ambulancat dhe zjarrfikëset.

“Këta shpikësit e Bashkisë së Tiranës ku e kanë kopjuar këtë sistemin e Rrugës së Durrësit, që arteria kryesore e kryeqytetit ka 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash? Ku? Në çfarë vendi? Apo e kanë shpikur këta?



Meqë e kanë gati justifikimin dhe thonë duam të inkurajojmë biçikletat dhe shëndetin e popullsisë, të na tregojnë pak se mbi çfarë studimi e kanë bazuar vendimarrjen. Cilat janë objektivat e kësaj politike? Sa do të rritet jetëgjatësia e popullsisë, sa do të ulen shpenzimet për sistemin shëndetësor? Sa vdekje do të parandalohen në një vit nga biçikletat e rrugës së Durrësit? Apo ngrihen nga gjumi në mëngjes dhe u teket të mbyllin një rrugë se u duket zgjuarsi, ndërkohë që shkatërrojnë jetët e 1 milionë njerëzve.

LEXO EDHE:  Kjo pajisje kthen iPhone në një printer të fotove tuaja

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e deputetit të PD/ Zgjedhjet mund të shtyhen dhe në vjeshtë

Se janë dhe totalisht të pacipë, kur justifikohen që po marrin modelet e qytetit të Seviljas në Spanjë, apo Amsterdamit në Hollandë. Por modelet e tyre i kopjojnë vetëm për biçikletat, jo për parqet as për ndërtesat. Për pjesën urbanistike kanë marrë modelin e Singaporit. Gjej rripa toke dhe ngri përbindesha deri në qiell.

Tre pallate të reja po ndërtohen nga ish-pasticeri Flora deri tek kryqëzimi i Prokurorisë. Rrugën e Durrësit e bllokuan për biçikletat, kurse Mine Pezën e kanë bërë shtegun që do shfryjë gjithë trafikun e Tiranës.

Mirë për makinat nuk lënë rrugë, po për ambulancat! E ka llogaritur njeri që si pasojë e ngushtimit të rrugëve, në çdo cep të Tiranës mund të vdesin njerëz, për shkak se nuk do të marrin dot shërbimin shëndetësor në kohë? Po zjarrfikëset si do i fusni me këto rrugë nëpër zgeqet ku keni ndërtuar pallatet shumëkatëshe? Kaqola”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

Publikuar

-

Nga

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

SHBA përshëndetën synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbollahun organizatë terroriste.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se njoftimi i Serbisë është një tjetër hap i rëndësishëm që kufizon aftësinë e këtij grupi terrorist të mbështetur nga Irani për të vepruar në Evropë.

Ai tha se njoftimi është “pjesë e angazhimeve historike që Presidenti Trump siguroi rreth një game të gjerë çështjesh për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, së bashku me hapat që po ndërmarrin të dyja vendet për të ndihmuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.”



Në deklaratë thuhet: “Nuk ka dyshim se dominotë po bien njëra pas tjetrës në operacionet evropiane të Hezbollahut, ku ai ka vazhduar të komplotojë sulme terroriste, të sigurojë teknologji ushtarake dhe të mbledhë fonde tepër të nevojshme. Veprimet e fundit nga ana e Gjermanisë dhe Lituanisë kundër Hezbollahut pasojnë ato të ndërmarra vitin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.”

LEXO EDHE:  Përshkallëzohen protestat në Athinë për Kacifas / Paralajmërohet hakmarrje

LEXO EDHE:  Përshkallëzohen protestat në Athinë për Kacifas / Paralajmërohet hakmarrje

Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane që ta ndalojnë Hezbollahun në tërësinë e tij dhe të njohin realitetin se kjo është një organizate terroriste në rrënjën dhe degët e saj, pa asnjë dallim midis të ashtuquajturve krah “ushtarak” dhe “politik”./ VOA

LEXO TE PLOTE