LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti shqiptar mohoi lidhjen/ Këngëtarja i publikon fotot nga shtrati

19 Shtator 2017, 15:25, Aktualitet CNA

Një skandal është përcjellë nga mediat në Kosovë ku një deputet është vendosur në qendër të një skandali pasi i janë publikuar foto nga shtrati nga një këngëtare shqiptare e cila jeton në Gjermani.

Anxhelina Shala ka publikuar disa fotografi ku shihej në krahët e deputetit të Nismës, Haxhi Shala, duke e quajtur atë të dashur.

Edhe pse deputeti Shala mohoi se e njeh ose se ka lidhje me këtë vajzë, për Anxhelina ka rrëfyer të gjithë historinë e dashurisë me Haxhiun dhe kërcënimet që i ka bërë gruaja e tij.

Në disa biseda të cilat i ka publikuar Anxhelina Shala, e cila jeton në Gjermani, shihet se bashkëshortja e deputetit dh djali i saj i kanë shkruar mesazhe kërcënuese.

Anxhelina thotë se për lidhjen e tyre e kanë ditur gjithmonë familja e deputetit Shala.

Kujtojmë që deputeti Haxhi Shala është pjesë e partisë Nisma në Kosovë.

Më poshtë lexoni mesazhet dhe fotot e publikuara. /Citynews

Lajmet e fundit nga