Connect with Us

Basha: Marrëveshja ka rënë/ Ja pse

Aktualitet

Basha: Marrëveshja ka rënë/ Ja pse

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli sot për Reformën Zgjedhore dhe vijimin e mundshëm të marrëveshjes me kryeministrin Rama.

Më poshtë fjala e plotë dhe pyetjet e gazetarëve:

Pyetje: Z. Basha, çfarë vendimesh u morën në grup?

 

Basha: Në grup kemi diskutuar me shqetësim të thellë për situatën në Shkozë. Eshtë një sjellje jo prej qeverie, por prej pushtuesi, ku 153 familje të cilave u ishte premtuar gjatë fushatës nga kjo forcë politike dhe ky kryeministër, legalizim dhe shpronësim, me vlerë sipas tregut, sot ju shemben shtëpitë dhe nxirren në mes të katër rrugëve. Edhe një familje do të ishte dramë. Janë 153 familje  dhe ky është treguesi më i qartë se; çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës.

Ndërkohë që mbahet ky qëndrim për 153 familje,  për qindra qytetarë shqiptarë nga fëmijët të vegjël e deri tek të moshuarit, i keni parë vetë, tjetër qëndrim mbahet për bandat, pasuria e të cilave, qarkullimi i të cilave është i garantuar edhe kur godasin makinat e policies, siç ndodhi në Elbasan. Pse? Sepse këto banda në Elbasan, siç e dinë të gjithë banorët e Elbasanit, ishin në krah të Edi Ramës për zgjedhjet e 25 Qershorit. Dhe ky është thelbi i problemit. Një qeveri e cila nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, nuk është përgjegjëse para qytetarëve. Një qeveri që ka ardhur me lekët e pista të krimit nuk e godet krimin, por e mbron atë edhe kur krimi godet policinë.

Ndaj, kemi diskutuar përsëri në detaje për hapin e parë që duhet hedhur për shembjen e këtij sistemi të kalbur politik, të këtij karteli politiko–kriminal, ky hap, janë zgjedhjet.

Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve në Shqipëri, do të vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë Amin kriminelëve, bandave, ndërkohë që godasin qytetarët. Pse?

Sepse nuk e kanë të lidhur fatin e tyre me qytetarët.

Reforma zgjedhore është urgjencë absolute. Duke filluar që nga kjo javë, ne do të nisim konsultimet politike për t’i shtrirë ato pastaj edhe në rrafshin e konsultimeve me qytetarët, me intelektualët, me grupet e interesit. Brenda javës do të nisë konsultimi me aleatët opozitarë të Partisë Demokratike, si dhe do të eksplorojmë qëndrime të përbashkëta, me çdo forcë tjetër politike që është në opozitë me qeverinë e ardhur në aleancë me krimin dhe që sot i bën temena krimit dhe godet qytetarët.

 

Pyetje: Z.Basha, por kryeministri Rama dje tha që reforma zgjedhore duhe të bëhet sipas marrëveshjes së 18 majit. Ju, nga ana tjetër, thoni që kjo marrëveshje ka vdekur praktikisht?

 

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Aleatët e Bashës takojnë Presidentin

Basha: Ky është cirk, ky nuk është thelbi. Ai do të pretendojë se ka marrëveshje. S’ka marrëveshje për një arsye të thjeshtë, se marrëveshjen e shkeli. Marrëveshja çfarë kishte në thelb? Votën e lirë. Çfarë bëri më 25 qershor? Bleu, dhunoi votën e shqiptarëve. Kjo i jep fund marrëveshjes. Ndaj ky është një cirk dhe unë ju ftoj të mos harxhoni shumë kohë me cirkun.

Qëndrimi im dhe i Partisë Demorkatike për marrëveshjen e 18 majit është shprehur qartësisht në seancën e parë në Parlament. Kush vazhdon të merret me “e lagu, s’e lagu”, nuk bën gjë tjetër, nuk i shërben interesit publik, por i shërben tymnajës që Edi Rama do të krijojë.

Thelbi është: marrëveshja vdiq sepse Edi Rama shkeli thelbin e marrëveshjes, bleu vota sa deshi, angazhoi kriminelët sa deshi. Këto janë faktet, këto i di unë, i dini ju, i di edhe Edi Rama.

Prandaj le të merremi me thelbin. Reforma zgjedhore është domosdoshmëri për vendin; dhënia fund e manipulimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve, dhënia fund shit-blerjes së votës; dhënia fund e rolit të kriminelëve të cilët janë ata që na caktojnë qeveritë, prandaj sillen qeveritë si kriminelë me shqiptarët dhe sillen si aleatë me krimin.  Ky është prioriteti. Dhe në këtë rrafsh përtej deklaratave dhe qëndrimeve tona që i japin zë mllefit dhe dëshpërimit popullor, ne po lëvizim edhe në planin e zgjidhjeve, duke ofruar nisjen e reformës zgjedhore si domosdoshmëri. Do apo nuk do Edi Rama.

Tani të mendosh se Edi Rama do reformë zgjedhore, se do të luftojë shit-blerjen e votës, se e do votimin elektronik kjo është një gënjeshtër e pastër. Sepse është falë shit-blerjes së votës dhe manipulimit, që Edi Rama është sot akoma kryeministër.

Votimi elektronik është përparësi absolute. Dhe është vetëm përmes votimit elektronik që ne do të mundësojmë edhe objektivin tonë të shpallur prej vitesh, votimin e emigrantëve shqiptarë, që është përparësi absolute për Partinë Demokratike.

 

Pyetje: Po lidhur me fraksionet në Partinë Demokratike, dje ka pasur….

 

Basha: Partia Demokratike ka qenë dhe është e hapur dhe do të jetë edhe më e hapur. Unë do të bëj gjithçka që gjithkush që do të kontribuojë, të gjejë vetën e tij apo të saj në çdo formë apo mënyrë përfaqësimi, nga forumet më të larta, tek aktiviteti i anëtarëve të Partisë Demokratike.  /Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë një partner më të mirë, një mik më të mirë sesa Gjermaninë“.

Duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe partneritet shumëpalësh në balladaqimin me sfidat globale, që nga pandemia, tek ndryshimet klimatike e deri tek teknologjitë e reja, Sekretari Blinken vlerësoi rolin e Gjermanisë si shembull në disa fronte.

“Mendoj se ne jemi të një bindjeje se kemi përgjegjësi, sidomos në këtë moment, për të demonstruar se demokracia është sistemi që funksionon për të përmirësuar jetë njerëzish në mbarë botën,” theksoi zoti Blinken.

Ai u ndal tek puna që ka bërë Gjermania lidhur me krizën në Libi, si bashkorganizatore e konferencës shumëpalëshe të së mërkurës përkrah OKB-së, për të arritur përparim drejt krijimit të kushteve përr zgedhje të sigurta dhe pastrimin e këtij vendi nga luftëtarët e huaj.

“Konferenca e sotma ishte një shembull shumë i mirë i punës që ka bërë Gjermania lidhur me Libinë dhe shpresojmë që nga ky moment të fillojmë të shohim një Libi në rrugën e sigurisë, lirisë dhe pavarësisë, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Lobimet e Bashës në SHBA/ Ndryshime në ligjin për Financimet e Partive
LEXO EDHE:  Kriza politike/ Aleatët e Bashës takojnë Presidentin

Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi më tej se kishte tema të tjera me interes të përbashkët si Kina dhe Rusia, por shtoi se “për sot, zonja Kancelare, më lejoni të them Faleminderit! Po ashtu dua t’ju them se Presidenti Biden mirëpret takimin me ju në Uashington muajin e ardhshëm”.

Takimi me Kancelaren Merkel pasoi bisedimet mes zotit Blinken dhe homologut gjerman Heiko Maas.

Vizita e zotit Blinken në Gjermani nxori në pah përmasat dhe forcën e marrëdhënieve SHBA-Gjermani, por nuk duket se ka shenja përparimi në temën e gazjellësit rus Nord Stream 2. As zoti Blinken, as ministri i Jashtëm Mass nuk ofruan hollësi mbi afate kohore për një zgjidhje të mundshme.

Zoti Blinken ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të dytë në Evropë brenda shtatë ditësh, pasi shoqëroi Presidentin Biden në takimin e tij me aleatët evropianë në Britani dhe Belgjikë.

Pas Gjermanisë, zoti Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë në kuadër të turneut të tij të parë në këto tre vende në rolin e kryediplomatit amerikan./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Ky vend paralajmëroi se mund të ndërmarrë edhe masa tjera për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

“Për shkak të shqetësimit në lidhje me përhapjen e mundshme të variantit Delta, qeveria ka shtyrë hyrjen e turistëve individualë deri më 1 gusht”, tha Ministria e Turizmit e Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën se nëse çdo ditë, për një javë regjistrohen më shumë se 100 raste të reja me COVID-19, atëherë do të rivendoset mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Izraeli regjistroi mbi 100 raste të reja për të tretën ditë radhazi.

LEXO EDHE:  Avokati zbulon prapaskenat për Teatrin/ Opozita dhe mazhoranca, në shërbim të Veliajt
LEXO EDHE:  Studentët lënë me “gisht në gojë” Lulin  

Bennett gjithashtu tha se do të rritet numri i testimeve PCR, dhe do të shtohen masat për njerëzit që shkelin karantinën.

Në kulmin e shpërthimit të pandemisë në janar, Izraeli regjistronte rreth 10,000 raste ditore.

Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Publikuar

-

Nga

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr nga Afganistani, por vendi është përfshirë nga dhuna, ndërsa Talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin e tyre. Këto zhvillimi ndodhin ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin afgan këtë javë. Korrespondenjta e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Të shtënat me armë dëgjohen në distancë, ndërsa Talibanët marrin nën kontroll provincën e Konduzit në veri të Afganistanit pranë kufirit me Taxhikistanin.

Situata në Kunduz është shumë e rëndë. Nuk ka siguri. Ka shumë të plagosur në spital“, thotë Abdul Rahim, banor Zaa Khail.

Talibanët po zgjerojnë territorin e tyre ndërsa trupat amerikane po largohen, me një afat të prerë deri në shtator. Deri më tani, kryengritësit kanë pushtuar 60 rrethe.

Kjo ishte temë debati të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Deborah Lyons, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Shumica e zonave të kapura ndodhen rreth kryeqyteteve provinciale, që mund të jetë një shenjë se Talibanët janë duke u pozicionuar për të marrë nën kontroll këto kryeqytete menjëherë pas tërheqjes së plotë të forcave të huaja“, tha Deborah Lyons, përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, Nënpresidenti i Parë i Afganistanit, Amrullah Saleh tha se Talibanët kanë fituar besim pas fillimit të largimit të forcave amerikane.

Ata kanë një bindje të rreme se i kanë mundur të huajt dhe tani duhet të mposhtin vetëm forcat afgane“, tha ai.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Aleatët e Bashës takojnë Presidentin

LEXO EDHE:  Avokati zbulon prapaskenat për Teatrin/ Opozita dhe mazhoranca, në shërbim të Veliajt

Pra, sfida kryesore për Shtetet e Bashkuara është sjellja e Talibanëve në tryezën e bisedimeve të paqes. Kjo do të jetë në rendin e ditës kur Presidenti Joe Biden të takohet të premten me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah.

Ata do të diskutojnë mbi bashkëpunimin e nevojshëm për t’u siguruar që Afganistani kurrë të mos bëhet një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Ata do të diskutojnë edhe për vazhdimin e ndihmës humanitare dhe ndihmave të tjera për të cilat Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ish ambasadori amerikan në Afganistan Ronald Neumann thotë se takimi i së premtes nuk do të jetë thjeshtë simbolik.

Ftesa është një simbol i vendosmërisë amerikane për të qëndruar të përfshirë, të angazhuar me Afganistanin dhe për të vazhduar ndihmën për Afganistanin, megjithë largimin e trupave amerikane. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dy udhëheqësit, Dr. Abdullah dhe Presidenti Ghani, po vijnë së bashku. Unë mendoj se kjo është një shenjë shumë e rëndësishme dhe e dukshme e unitetit që është shumë e nevojshme në Kabul”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë më shumë se 266 milionë dollarë ndihmë të re humanitare për Afganistanin ndërsa Uashingtoni tërhiqet nga lufta e tij më e gjatë në histori. Sipas OKB-së, 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe gati 5 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.

LEXO TE PLOTE