Aktualitet
Zvicër/ Gjendet ‘lumë’ kartmonedhash 500 € në tualetet e Gjenevës
Prokurorët zviceranë janë duke hetuar një rast të shënuar në Gjenevë ku janë gjetur dhjetra mijëra euro në tualete.
Kartmonedhat ishin të prera në 500 dollarëshe dhe janë gjetur në tualetet e një banke dhe të tre restoranteve aty pranë.
Mendohet se të gjitha kartmonedhat e gjetura i përkasin aktiviteteve të paligjshme të personave që i kanë fshehur poshtë tualteve.
Hetuesit janë duke kontrolluar kamerat e restoranteve për të kuptuar personat e mundshëm që mund të kenë fshehur kartmonedhat.
“Jemi duke u përpjekur të kuptojmë nëse kartmonedhat i përkasin grupeve kriminale të zonës”,- ka thënë prokurori i Gjenevës. /Citynews