LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama dhe Gjiknuri emërojnë Sekretar të përgjithshëm te superministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës të akuzuarin për abuzime e konflikt interesi

18 Shtator 2017, 10:43, Aktualitet CNA

Emërime aspak të përshtatshme në ?majën? e administratës publike, pikërisht në ato pozicione ku lëvrohen miliona euro dhe që do të menaxhohen nga njerëz që kanë dhënë prova se dinë të abuzojnë dhe nuk përtojnë për këtë gjë. Dhe kjo po aplikohet pikërisht dhe në ato dikastere që quhen superministri. Kështu, këtë mandat te dyte qeverises Edi Rama e nisi si nje shpetimtar nga ata qe ky i quan njerezit e tepsisë. Por kur sheh se kë ka emeruar Sekretar te Pergjitheshem ne super Ministrinë e Energjitikes dhe Infrastruktures e kupton qe demagogjia eshtë boshti kryesor i kryeministrit dhe programit te tij. Gentian Keri me 4 vitet qe shkuan ishte drejtor i Komisionit te Prokurimit Publik. Ne ate kohe Keri eshtë akuzuar per abuzime me tendera dhe per favorizim, sic eshte rasti i dhenies se tenderave firmes ?Salillari? por dhe i firmës së xhaxhait të tij Pilo Keri. Ku nje i aferm i tij, Krislen Keri edhe ky ne ate kohe zyrtar i larte ne Ministrinë ee Transporteve eshte dhender i Salillarit. Pra Gjiknuri bashkë me Ramen e nisen Ministrine e re dhe qeverine duke shperblyer abuzuesit dhe jo duke i ndeshkuar ata, qofte edhe me mosdhenien e pozicioneve te rendesishme ne administrate. Per kedo qe ka dyshim per abuzimet e te zgjedhurit te Gjiknurit le të shohë keto:

www.oranews.tv/vendi/abuzimi-kreu-i-kreu-i-kpp-se-ne-konflikt-interesi-tender-familjareve-te-tij/

Po e zbardhim dhe të plotë lajmin e dhënë:

?Abuzimi i KPP, 3 dosje të tjera me abuzime disamilionëshe, asnjë përgjigje!

Pas denoncimeve konkrete për tendera të dhëna në mënyrë arbitrare nga Komisioni i Prokurorimit Publik, investigimi i Channel One nxjerr në pah një tjetër abuzim skandaloz të kreut të këtij institucioni Gentian Keri. Shkelja flagrante e ligjit nga KPP është bërë këtë herë edhe në konflikt të pastër interesi. Ky vendim nuk është i vështirë për tu kuptuar. Mban nr 270 të datës 5 maj 2015 dhe fitues është i xhaxhai i drejtorit, Pilo Keri. Për ta mundësuar dhënien e tenderit brenda rrethit familjar KPP ka shfuqizuar vendimin e autoriteti kontraktor që në këtë rast ka qenë Enti Kombëtar i Banesave, për bashkimin e operatorëve ekonomik ?Llazo? shpk dhe ?Aluera? shpk dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë ?Nika? shpk dhe ?Shqiponja M? shpk. Siç u ka hije vendimeve në konflikt interesi, KPP ka kualifikuar si fitues ?Pienvis? shpk dhe ?Varaku E? shpk me ofertën më të lartë 74 322 000 lekë, me një dëm të përllogaritur afro 40 milionë lekë. Sipas hulumtimit të Channel One firma që z.Keri i KPP shpalli fituese, ?Pienvis? shpk ka për administrator dhe pronar ekskluziv një tjetër Keri, xhaxhain e drejtorit të institucionit. Pas këtij konstatimi gazetarët tanë insistuan sërish të kontaktonin me kreun e KPP Z. Gentian Keri, per ta pyetur? A ka lidhje familjare ai me administratorin e firmes së cilës, i është dhënë tenderi i sipërpermendur, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshem financiar? Por, pa sukses! Drejtori Keri me sa duket ka vendosur të flasë vetëm përmes vendimeve të tij arbitrare. Heshtja e drejtuesit të KPP ndaj interesimit të gazetarëve për vendimet e tij, jo vetëm që nuk mund ta ndalë transparencën por në ditët në vijim është duke përgatitur denoncime të tjera që kanë ardhur në Channel One nga qytetarë dhe biznese të dëmtuara drejtpërsëdrejti nga vendimet pa shpjegime të KPP?, thuhet në lajmet e medias. Pra Gjiknuri e nisi detyren me ?pasterti? te madhe. Duket qe eshte teper i perkushtuar per punen e tij e jo tonen. Kjo eshte Shqiperia qe duam./Pamfleti

Lajmet e fundit nga