LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji ri/ Ja përfitimet e minatorëvë nga statusi

18 Shtator 2017, 07:54, Aktualitet CNA

Drejtoria e Sigurimeve dhe Pagave në Ministrinë e Mirëqenies Sociale ka deklaruar se paisja me status e minatorëve do të jetë privilegj për të gjithë ata që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në miniera. Drafti i benefiteve pritet të kalojë në Kuvend brenda ketij viti. Në të njëjtën kohë deputueti i LSI-së, Përparim Spahiu ka depozituar një draft paralel që po ashtu parashikon paisjen e minatorëve me status te posaçëm gjithsesi mbetet për tu parë  fati i këtij projektligji.

Kreu i Drejtorisë së Sigurimeve Astrit Kuka ka daklaruar se në bazë të ligjit minatorët që dalin në pension të parakohshëm nuk mund te punësohen. Për të dalë në pension minatorët duhet të mbushin moshën 55 vjeç dhe të plotësojnë 30 vite kontibutive, nga të cilat 12 vjet e 6 muaj të jenë punë në minierë. Në rast se ka më pak vite pune mosha e daljes në pension është 65 vjeç./Citynews

Lajmet e fundit nga