LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i Pezës/ Basha hesht

17 Shtator 2017, 08:39, Aktualitet CNA

Skandali i radhës! Fotografitë e diktatorit të egër të regjimit komunist u shpalosën dje në Pezë pa më të voglën kokëçarje.

Enver Hoxha vijon të shfaqet nga ithtarët e tij kudo ku ata gjejnë mundësinë. Nën hundën e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Ilir Metës tashmë si President.

Madje dje gjetën edhe guximin të përdornin fëmijët për të transmetuar mesazhin se komunizmin e përcjellin edhe te brezat e rinj.

Por një skandal i këtyre përmasave nuk mjaftoi për kreun e PD-së Lulzim Basha për të reaguar.

Për të disatin skandal radhazi kreu demokrat hesht.

Ku është Basha dhe pse nuk flet?

Dje reagoi 2 herë lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

?Ne Peze perdhoset flamuri i kombit! Sb?

?Feste me portrete te Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore! Sb?,- ishin dy statuset e njëpasnjëshme të Berishës.

Gjithashtu foli edhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj që e cilësoi si një ngjarje të turpshme.

Po Basha pse nuk flet?

Ndoshta ka ikur përsëri me pushime ose nuk e shikon me vlerë të reagojë për diktatorin gjakatar që shfarosi nga vendi të gjithë ata që mendonin ndryshe nga ai.

Ndjeshmëria e lartë ndaj fotografive të diktatorit të egër nga demokratët dhe qindra mijëra të persekutuar të komunizmit nuk mjaftoi për Bashën që të komentonte atë që ndodhi.

Ku është Basha?

Pse nuk flet?   /Citynews

Lajmet e fundit nga