LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptari shtang policinë/Kjo është gruaja ime. Unë isha ai që e vrava

17 Shtator 2017, 16:43, Aktualitet CNA

Ai është dërguar mbrëmë në stacionin policor në Casale Monferrato ku është marrë në pyetje nga policia. Kujtim Hasanaj, punëtori shqiptar 49 vjeçar që vrau të premten bashkëshorten e tij rumune, Elena Seprodi, 48 vjeçe, është ende në konfuzion. I ndihmuar nga avokati i tij, ngelica Gabriele, Hasanaj nuk ka dhënë shumë shpjegime për motivin e vrasjes.

I pyetur nga prokurori, nuk ka dhënë shumë shpjegime përveç pranimit të krimit, ku ai vrau me thikën e kuzhinës. ?Kjo është gruaja ime. Unë isha ai që e vrava?, ka deklarua ai për policinë në Casale Monferrato. Të martën në mëngjes do të kryhet autopsia mbi trupin e gruas, ndërsa të hënën do të vendoset masa e sigurisë për shqiptarin. Çifti, që ka një djalë 24 vjeçar, ishte ndarë rreth tre apo katër muaj më përpara, por ligjërisht ishin ende të martuar shkruan ?La Republica?.

Ata shpesh debatuan midis tyre, por të premten gjithçka përfundoi në tragjedi, ku britmat e gruas u dëgjuan në rrugë që prej apartamentit të tyre në Asti. Konfliktet vinin nga faturat por dyshohet se gruaja kishte nisur një marrëdhënie tjetër intime./Citynews

Lajmet e fundit nga