LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prindërit braktisin të miturën/ Bashkia e Devollit ofron para për ata që ofrohen të kujdesen për të

17 Shtator 2017, 15:10, Aktualitet CNA

Bashkia e Devollit ka nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale për të ndihmuar një vajzë të braktisur. Bashkia ka kërkuar për njerëz të cilët ofrohen të bëhen familje kujdestare për të miturën .

Gjithashtu familja kujdestare do të merrte përfitime nga shteti nëse pranonte të kujdesej për vogëlushen.

Postimi i plotë:

Në respektim të ligjit Nr. 18/2017 ?Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve?, kemi nevojën e bashkëpunimit me ju për të gjetur një familje kujdestare për vajzën e mitur me iniciale H.A e cila është e braktisur nga familjarët dhe të afërmit e saj. Familja që do të marre përsipër kujdestarinë e vajzës, duke ju referuar VKM nr. 89, datë 26.01.2012, do të ketë përfitime nga shteti. Le të shprehim interesin tonë si banorë për të ndihmuar këtë vajzë. Ju lutemi kontaktoni pranë Sektorit të Mirqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Devoll.

Ju faleminderit! /CityNews

Lajmet e fundit nga