LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Jam plakur tani për filmat aksion”/Liam Neeson tërhiqet nga aktrimi?

17 Shtator 2017, 09:52, Aktualitet CNA

Liam Neeson sigurisht që ka një talent dhe aftësi në aktrim që rrallëherë gjenden në filmat aksion por duket se ai nuk do t?i përdorë këto aftësi dhe për shumë gjatë.

Ylli dhe legjenda e filmave aksion ka pranuar se tanimë është plakur për të vazhduar karrirën e tij me filmat aksion.

Në një intervistë gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Torontos, Liam zbuloi se ndonëse producentët e filmave janë ende të dëshpëruar për aksionin e tij, duket se aktori është lodhur.

?Ata ende më ofrojnë shuma marramendëse por unë jam 65 vjeç. Dhe publiku i cili do të më shohë në filmat aksion mund të lodhet,? ka thënë ai.

Ndërkohë që jemi të trishtuar për të dëgjuar se Liam mund të tërhiqet nga gjithçka që ka të bëjë me aksionin, rrëmbimet, spiunazhin, të paktën mund të gjejmë ngushëllim në spin-offin e Taken./CityNews

Lajmet e fundit nga