LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbohet nga Italia 'skifteri' i famshëm shqiptar

17 Shtator 2017, 11:36, Aktualitet CNA

Eduart Trushi, 32 vjeç dhe vëllai i tij binjak, që nga viti 2014 ishin bërë tmerri i shumicës së rajoneve të veriut të Italisë si hajdutë vilash e dyqanesh, por edhe makinash të shtrenjta

Në koleksionet e tyre kishte automjete  si psh. Mercedesi i vjedhur në Ferrara.

Karriera e tyre kriminale shtrihej në qytete si Mantova, Verona, Pordenone, Vinceza, Rovigo, Treviso etj.

Në banesën e tyre policia zbuloi 24 000 euro kesh, arturina të ndryshme të vjedhura dhe 5 orë dore Rolex, njëra prej të cilave zbukuruar me diamante me një vlerë të përgjithshme prej mbi 300 000 eurosh.

Kuestori i Mantovës urdhëroi dëbimin nga Italia të Trushit, i cili për sebepe ligjore (analizë e njejtë e AND-së me vëllain binjak) i kishte shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia italiane.

Trushi u shoqërua me policë nga Aeroporti i Fiumicinos në atë të Rinasit. Për më shumë në linkun:

http://gazzettadimantova.gelocal.it/mantova/cronaca/2017/09/16/neës/centinaia-di-furti-espulso-dall-italia-un-gemello-lupin-1.15862010

GJERGJ THANASI

/Citynews

Lajmet e fundit nga