LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot MYFTARAJ/Sekretet e lidhjes mafioze Edi Rama-Olta Xhaçka-Artan Gaçi

16 Shtator 2017, 08:05, Aktualitet CNA

?Do t? i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë.? Fraza-kyç e kryebosit mafioz në romanin dhe filmin ?Kumbari? është ajo që ndryshoi jetën e Olta Xhaçkës. Ofertën e bëri Edi Rama dhe njeriu të cilit ia bëri ishte miku i tij Artan Gaçi, një biznesmen i njohur në Tiranë si Tani i ?Firences?, pasi ishte pronari i butik ?Firences? dhe që furnizonte Edi Ramën me veshjet e tij luksoze. Por biznesi legal ishte veç pjesa e dukshme e punëve të Tanit të ?Firences?. Në një raport të OSBE, të disa viteve më parë ai figuron në listën e biznesmenëve që pastrojnë para të pista. Për arsye që nuk i bëri të qarta, Z. Gaçi e dorëzoi vullnetarisht mandatin e deputetit të marrë në 2013, para përfundimit të legjislaturës.

Oferta që nuk mund të refuzohej për z. Gaçi ishte që të martohej me Olta Xhaçkën, politikanen e re socialiste, ose t? i bëheshin letrat për ta ekstraduar në burgjet e vendit ku kishte gjetur emrin butikut. Edi Rama, në kohën që PS ishte në opozitë, e kishte sjellë Olta Xhaçkën nga SHBA ku ishte emigrante, për ta promovuar nëpërmjet Lëvizjes ?Mjaft? të Erion Veliajt.

Shumë vetë në PS, që nuk i dinë kodet konfidenciale me të cilën funksionon partia në kohën e Edi Ramës, habiten që Olta Xhaçka është në rrethin e ngushtë të Ramës dhe e shpjegojnë këtë me faktin që ajo është e afërme e Servet Pëllumbit. Por ata që e njohin Ramën e dinë se ai nuk do të bënte kurrë kaq shumë për një të afërm të një ish-drejtuesi të lartë të PS-së me të cilin nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të afërt. Rama e bëri djalin e Servet Pëllumbit deputet për shkak se donte të kishte në grupin parlamentar të rinj nga familje të spikatura si të majta, por për Oltën ka bërë shumë më tepër.

Shkaqet e pozitës së posaçme që ka Olta në rrethin e ngushtë të Ramës duhen kërkuar pikësëpari në lidhjet që ka pasur Rama me nënën e Oltës, Natashën. Dikur nëna e Oltës u arratis nga Shqipëria për shkak se ndaj saj nisi një procedim penal pas zbulimit të skandalit të birësimeve të fëmijëve të mitur, ku Natasha Xhaçka ishte përzier në vitet nëntëdhjetë. Në këtë skandal ishte përzier dhe Edi Rama që kishte ndërmjetësuar për disa birësime jashtë vendit te njerëz me rekorde pedofilie. Nëna e Oltës i kishte provat për ta përzier Edi Ramën në këtë histori, por heshti dhe heshtja e saj u shpërblye sipas kodeve mafioze.

Kur Olta u martua me z. Gaçi në vitin 2014, në Regjistrin e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë nuk ekzistonte një person me emrin Olta, apo Holta Xhaçka. Kjo për arsye se Xhaçka e kishte lënë shtetësinë shqiptare, të cilën me sa duket e rifitoi nga martesa. Emri i Olta Xhaçkës u përfol në Shqipëri në kohën e krizës së skemave financiare piramidale, si Miss ?Gjallica?, e dashura e djalit të Gani Kadrisë, pronarit të kompanisë ?Gjallica?. Emri i të dashurit të saj të asaj kohe, Parid, shprehte në mënyrë romantike përgjegjësinë e Oltës për falimentimin e kompanisë ?Gjallica? që në fund iu detyrohej kreditorëve një shumë prej 250 milionë dollarësh. Paridi rrëmbeu Helenën, e cila shkaktoi Luftën e Trojës. ?Helena? jonë, Olta, duke shpenzuar një pjesë të madhe të parave të ?Gjallicës? ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë për humbjet e kreditorëve dhe luftën e vitit 1997 në Shqipëri.

Holta, apo Olta është një përrua në Gramsh, i bërë i njohur nga kujtimet e Enver Hoxhës për shkak se kapërceu atë përrua në fillim të vitit 1944. Gjallica është një mal në Kukës. E veçanta e këtij mali është se ai është shumë i pjerrët prandaj në shpatet e tij krijohen shumë orteqe. Financat e ?Gjallicës morën tatëpjetën? qëkurse në to futi duart Olta. Kompania ?Gjallica? nuk ka letra për shpenzimet e saj, por nja 20 milion dollarë thuhet se i ka shpenzuar ose marrë Olta. Një pjesë të këtyre parave u investuan dhe pastruan te butik ?Firence? që në fund të viteve nëntëdhjetë, kur daton lidhja e Oltës me Artan Gaçin. Pasi Rama u bë kryetar bashkie një pjesë e këtyre parave u investuan në ndërtim pallatesh, falë lejeve të dhëna nga Edi Rama.

Që nga koha që PS erdhi në pushtet në 2013, Olta ka marrë dy portofole ministrore njëri pas tjetrit, atë të Mirëqënies Shoqërore dhe atë të Mbrojtjes. Nuk është ironi e vogël që shpërdoruesja e parave të kreditorëve të ?Gjallicës? të bëhet Ministre e Mirëqënies Shoqërore! Por është ironi e madhe që Olta të bëhet Ministre e Mbrojtjes. Olta në këtë post është Bella Mafia që merr çelësat e Ministrisë së Mbrojtjes. Karteli i drogës në Shqipëri që ka mbushur tunelet e ushtrisë dhe të gjithë depot e mundshme me drogën e mbiprodhuar në këto vite, kërkon ta nxjerrë atë jashtë vendit dhe mënyra më e mirë për ta transportuar është me aeroplanë. Por kjo nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes që kontrollon radarët të cilët mbulojnë territorin e Shqipërisë nën një lartësi të caktuar, poshtë nivelit mbi të cilin hapësira jonë ajrore kontrollohet nga NATO. Pikërisht nën këtë nivel që supozohet të kontrollohet nga radarët tanë, kryhet transporti ajror i drogës. E ku ka garante më të mirë për vazhdimësinë e këtij trafiku se Miss ?Gjallica?, nusja e butik ?Firences?!

 

 

Lajmet e fundit nga