Connect with us

Aktualitet

Nga Kastriot MYFTARAJ/Sekretet e lidhjes mafioze Edi Rama-Olta Xhaçka-Artan Gaçi

Publikuar

-

“Do t’ i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë.” Fraza-kyç e kryebosit mafioz në romanin dhe filmin “Kumbari” është ajo që ndryshoi jetën e Olta Xhaçkës. Ofertën e bëri Edi Rama dhe njeriu të cilit ia bëri ishte miku i tij Artan Gaçi, një biznesmen i njohur në Tiranë si Tani i “Firences”, pasi ishte pronari i butik “Firences” dhe që furnizonte Edi Ramën me veshjet e tij luksoze. Por biznesi legal ishte veç pjesa e dukshme e punëve të Tanit të “Firences”. Në një raport të OSBE, të disa viteve më parë ai figuron në listën e biznesmenëve që pastrojnë para të pista. Për arsye që nuk i bëri të qarta, Z. Gaçi e dorëzoi vullnetarisht mandatin e deputetit të marrë në 2013, para përfundimit të legjislaturës.

Oferta që nuk mund të refuzohej për z. Gaçi ishte që të martohej me Olta Xhaçkën, politikanen e re socialiste, ose t’ i bëheshin letrat për ta ekstraduar në burgjet e vendit ku kishte gjetur emrin butikut. Edi Rama, në kohën që PS ishte në opozitë, e kishte sjellë Olta Xhaçkën nga SHBA ku ishte emigrante, për ta promovuar nëpërmjet Lëvizjes “Mjaft” të Erion Veliajt.

Shumë vetë në PS, që nuk i dinë kodet konfidenciale me të cilën funksionon partia në kohën e Edi Ramës, habiten që Olta Xhaçka është në rrethin e ngushtë të Ramës dhe e shpjegojnë këtë me faktin që ajo është e afërme e Servet Pëllumbit. Por ata që e njohin Ramën e dinë se ai nuk do të bënte kurrë kaq shumë për një të afërm të një ish-drejtuesi të lartë të PS-së me të cilin nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të afërt. Rama e bëri djalin e Servet Pëllumbit deputet për shkak se donte të kishte në grupin parlamentar të rinj nga familje të spikatura si të majta, por për Oltën ka bërë shumë më tepër.

Shkaqet e pozitës së posaçme që ka Olta në rrethin e ngushtë të Ramës duhen kërkuar pikësëpari në lidhjet që ka pasur Rama me nënën e Oltës, Natashën. Dikur nëna e Oltës u arratis nga Shqipëria për shkak se ndaj saj nisi një procedim penal pas zbulimit të skandalit të birësimeve të fëmijëve të mitur, ku Natasha Xhaçka ishte përzier në vitet nëntëdhjetë. Në këtë skandal ishte përzier dhe Edi Rama që kishte ndërmjetësuar për disa birësime jashtë vendit te njerëz me rekorde pedofilie. Nëna e Oltës i kishte provat për ta përzier Edi Ramën në këtë histori, por heshti dhe heshtja e saj u shpërblye sipas kodeve mafioze.

Kur Olta u martua me z. Gaçi në vitin 2014, në Regjistrin e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë nuk ekzistonte një person me emrin Olta, apo Holta Xhaçka. Kjo për arsye se Xhaçka e kishte lënë shtetësinë shqiptare, të cilën me sa duket e rifitoi nga martesa. Emri i Olta Xhaçkës u përfol në Shqipëri në kohën e krizës së skemave financiare piramidale, si Miss “Gjallica”, e dashura e djalit të Gani Kadrisë, pronarit të kompanisë “Gjallica”. Emri i të dashurit të saj të asaj kohe, Parid, shprehte në mënyrë romantike përgjegjësinë e Oltës për falimentimin e kompanisë “Gjallica” që në fund iu detyrohej kreditorëve një shumë prej 250 milionë dollarësh. Paridi rrëmbeu Helenën, e cila shkaktoi Luftën e Trojës. “Helena” jonë, Olta, duke shpenzuar një pjesë të madhe të parave të “Gjallicës” ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë për humbjet e kreditorëve dhe luftën e vitit 1997 në Shqipëri.

Holta, apo Olta është një përrua në Gramsh, i bërë i njohur nga kujtimet e Enver Hoxhës për shkak se kapërceu atë përrua në fillim të vitit 1944. Gjallica është një mal në Kukës. E veçanta e këtij mali është se ai është shumë i pjerrët prandaj në shpatet e tij krijohen shumë orteqe. Financat e “Gjallicës morën tatëpjetën” qëkurse në to futi duart Olta. Kompania “Gjallica” nuk ka letra për shpenzimet e saj, por nja 20 milion dollarë thuhet se i ka shpenzuar ose marrë Olta. Një pjesë të këtyre parave u investuan dhe pastruan te butik “Firence” që në fund të viteve nëntëdhjetë, kur daton lidhja e Oltës me Artan Gaçin. Pasi Rama u bë kryetar bashkie një pjesë e këtyre parave u investuan në ndërtim pallatesh, falë lejeve të dhëna nga Edi Rama.

Që nga koha që PS erdhi në pushtet në 2013, Olta ka marrë dy portofole ministrore njëri pas tjetrit, atë të Mirëqënies Shoqërore dhe atë të Mbrojtjes. Nuk është ironi e vogël që shpërdoruesja e parave të kreditorëve të “Gjallicës” të bëhet Ministre e Mirëqënies Shoqërore! Por është ironi e madhe që Olta të bëhet Ministre e Mbrojtjes. Olta në këtë post është Bella Mafia që merr çelësat e Ministrisë së Mbrojtjes. Karteli i drogës në Shqipëri që ka mbushur tunelet e ushtrisë dhe të gjithë depot e mundshme me drogën e mbiprodhuar në këto vite, kërkon ta nxjerrë atë jashtë vendit dhe mënyra më e mirë për ta transportuar është me aeroplanë. Por kjo nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes që kontrollon radarët të cilët mbulojnë territorin e Shqipërisë nën një lartësi të caktuar, poshtë nivelit mbi të cilin hapësira jonë ajrore kontrollohet nga NATO. Pikërisht nën këtë nivel që supozohet të kontrollohet nga radarët tanë, kryhet transporti ajror i drogës. E ku ka garante më të mirë për vazhdimësinë e këtij trafiku se Miss “Gjallica”, nusja e butik “Firences”!

 

 

LEXO TE PLOTE
7 Comments

7 Comments

  1. Ndoc Sukaj

    16 Shtator, 2017 at 11:30 am

    Mire z.Kastriot. Nese keto jane te verteta kontributi juaj eshte per ,,Medalje Ari,, Megjithate nese do te kishim shtetin e se drejtes qe donte te ndertonte Blushi… neburg me keto ,,zbulime,, do te shkonte ….dikushi.

  2. Bake

    16 Shtator, 2017 at 11:41 am

    E mo byrazer…me tere kete artikull te mbushur me shpifje dhe fantazi te shfrenuar po te ishe ketej nga nga USA do e merrje nje denim ose gjobe te majme nqs Olta do te te hidhte ne gjyq.
    Te ka ikur “kapacka” fare o Kaci…po me vjen keq per ty

    • Agush

      21 Shtator, 2017 at 9:56 am

      E mor Bake, paske marrë me vete në Amerikë mentalitetin oriental. Nuk trembet kush nga fjala aty jo. Vetëm robërit komuniste në shpirt tremben nga argumentet që truri i tyre vocërrak nuk arrin ti rrekë siç duhet

  3. almand

    16 Shtator, 2017 at 2:15 pm

    KJO ESHTE PAK. S’keni degjuar gje akoma. Ato qe i kane bere komunistet shqiptareve , pas disa vitesh do te cudisin boten. I vrane, i lane ne pragun e urise , i izoluan , i torturuan per 45 vjet, i vodhen, i vrane , i mashtruan , i skllaveruan keto 25 vjet. Shikoni firmat ata i ben, Gerdecin Delijorgji, 21 Janarin ata per 700 mije kurse keta sipas KLSH kane vjedhur nga arka e shtetit 3 miliard euro dhe i perdoren per droge, dhe kete se ve re askush , qe eshte me keq se firmat piramidale .Populli me idiot ne bote. qe i pelqen ta vrasin, ta vjedhin, tja shesin femijet si prostituta si Roshi qe dilnin dhe therrisnin” Duam Roshin, duam Roshin”.

  4. Sindi

    16 Shtator, 2017 at 3:10 pm

    Sa i ulet Po keq me ble roba ke ai butik aty ishte Edi se nuk mund te mar avionin e me ik te blej cfar te doj. Pse ushqen veten me genjeshtera ky robi sa gazetari e ulet..,

  5. Leka

    16 Shtator, 2017 at 8:44 pm

    Të lumtë Kastriot Myftaraj

  6. Nesti

    17 Shtator, 2017 at 3:02 pm

    Faleminderit zoti Kastriot se vetem ju jua nxirrni bojen maskarenjeve hajdutave te pabesve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Presidenti i KE Juncker, mbërrin në Tiranë/ Pritet nga kryeministri Rama

Published

on

By

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka mbërritur në Tiranë, për të zhvilluar vizitën e planifikuar në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Juncker në takimet e tij është i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn.

Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin pritet të kenë një dalje të përbashkët për mediet në orën 19:00. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vizita e Juncker/ Mustafaj: Rama e Vuçiç fëmijët e përkëdhelur, por…

Published

on

By

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka komentuar vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Mustafaj u shpreh se vizita e Juncker është një vizitë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

Ai u shpreh se në ka lider në Ballkanin Perëndimor, që janë shqetësues për mënyrën si qeverisën, qoftë Vuçiç në Serbi dhe Rama në Shqipëri, por sipas tij janë fëmijët e përzgjedhur të BE-së.

Mustafaj tha se ndonëse në BE shihen ndryshe nga vendet ku ata qeverisin, Rama dhe Vuçiç, nuk do të tolerohen për shumë kohë, kjo për shkak se nuk mund t’i japin pushtetin një lideri të dobët dhe një Kryeministri të dobët. Më tej ai tha se kjo u vërtetua edhe me rastin e Maqedonisë, me largimin e Gruevskit dhe me ardhjen e Zaevit. BE, Sipas Mustafajt, pret por jo për shumë kohë.

Ai tha se ndërsa po flitet shumë për negociatat, ato nuk përfaqësojnë ndonjë gjë të madhe për shqiptarët, por një afrim më tepër të BE-së me Shqipërinë, për ta kontrolluar më shumë. Kjo tha ish-ministrit Mustafaj, është një mundësi e re për përmbushjen e detyrimeve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Juncker në Maqedoni/ Ja përgjigjja e tij për çështjen e emrit

Published

on

By

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka nisur vizitën e tij në vendet e Ballkanit perëndimor, i shoqëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

Dy figurat e Larta të Bashkimit Evropian, e kanë nisur turin e takimeve duke vizituar fillimisht Maqedoninë, ndërsa pasdite pritet të vizitojë Tiranën ku edhe to të ketë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Juncker u shpreh se nuk kishte ardhur për të folur për hapjen e negociatave, por për të treguar se Maqedonia është në rrugë të mbarë. Ai nuk pranoi të flasë për çështjen e emrit të Maqedonisë, duke e quajtur si një çështje mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Pas Maqedonisë e Shqipërisë, Juncker do të vijojë me Serbinë e më pas me vendet e tjera të rajonit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet18:18 - 25 Shkurt, 2018

Presidenti i KE Juncker, mbërrin në Tiranë/ Pritet nga kryeministri Rama

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka mbërritur në Tiranë, për të zhvilluar vizitën e planifikuar në kuadër të...

Aktualitet17:28 - 25 Shkurt, 2018

Vizita e Juncker/ Mustafaj: Rama e Vuçiç fëmijët e përkëdhelur, por…

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka komentuar vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. I ftuar...

Aktualitet16:36 - 25 Shkurt, 2018

Juncker në Maqedoni/ Ja përgjigjja e tij për çështjen e emrit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka nisur vizitën e tij në vendet e Ballkanit perëndimor, i shoqëruar nga...

Aktualitet15:51 - 25 Shkurt, 2018

Çështja çame në bisedimet me Greqinë/ Berisha: Të ngrihemi në revoltë

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar sërish ndaj bisedimeve Shqipëri-Greqi, të bëra midis dy ministrave të Jashtëm të dy...

Aktualitet21:42 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi/ Administrata shtetërore që nga janari pa rrogë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet21:14 - 23 Shkurt, 2018

Flet për herë të parë biznesmeni i akuzuar, Idlir Karkini: Nuk jam arratisur, por…

I akuzuar për përvetësim të kundërligjshëm të një sipërfaqeje toke në pronësi të Komandës së Forcave Ajrore në plazhin e...

Aktualitet20:32 - 23 Shkurt, 2018

Abuzimet me pronat në bregdet/ Gjykata jep masat e sigurisë

Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi masën e mëparshme të sigurisë për biznesmenin Idlir Karkini, “arrest me burg”, për...

Aktualitet20:19 - 23 Shkurt, 2018

Teatri i ri Kombëtar, “lavatriçe” e 700 milionë eurove të drogës?!

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka reaguar pas prezantimit të projektit të Bashkisë së Tiranës për Teatrin...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi i profesorit/ Si po përdoret Universiteti Publik dhe studentët nga qeveria

Profesori, Gjok Vuksani, ka denoncuar përdorimin e Universitetit Publik nga politika. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vuksani...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri

“Bukuria nuk ka qenë kurrë absolute dhe e pandryshueshme, por ka marrë forma të ndryshme sipas kohës dhe vendit”. Kështu...

Aktualitet17:10 - 23 Shkurt, 2018

Përfundon mbledhja e qeverisë në Berat

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e zhvendosur nga veriu i vendit, tashmë në jug, përkatësisht në Berat. Menjëherë pas përfundimit...

Aktualitet22:13 - 22 Shkurt, 2018

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të...

Aktualitet21:54 - 22 Shkurt, 2018

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare. “Lufta...

Aktualitet21:12 - 22 Shkurt, 2018

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit...

Aktualitet18:34 - 22 Shkurt, 2018

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida...

Aktualitet18:31 - 22 Shkurt, 2018

Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe...

Aktualitet18:13 - 22 Shkurt, 2018

Çuni i Fahriut, deputet i Lulit, zbulon projektin e Teatrit Kombëtar

Deputeti i “Listës Basha”, Klevis Balliu, si duket ka “zbuluar” projektin e Teatrit Kombëtar. Këtë ai e ka publikuar nëpërmjet...

Aktualitet13:16 - 22 Shkurt, 2018

Dy javë pa e dëgjuar Salianjin në parlament/ Pse fshihet deputeti?

Rreth 10 ditë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji është përfshirë në një video-skandal, i cili u publikua nga CNA.al,...

Aktualitet10:09 - 22 Shkurt, 2018

Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë

Nga Miron Çako Puna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametralisht të kundërta, ato kanë lidhje dhe plotësojnë njëra-tjetrën, sepse pa punë...

Aktualitet22:07 - 21 Shkurt, 2018

S’kanë të ndalur deputetët e “Listës Basha”/ Njihuni me gafën e radhës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, Andi Permeti, ka sulmuar sërish “Listën Basha” duke marrë si...

Aktualitet21:03 - 21 Shkurt, 2018

Raporti i “Transparency International”/ Shqipëria ndër vëndet më të korruptuara të Europës

Organizata presticioze “Transparency International” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm në qendër të të cilit është niveli i korrupsionit....

Aktualitet14:43 - 21 Shkurt, 2018

Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm çështja e bisedimeve me Greqinë. Koloneli Myslym Pasha...

Aktualitet23:13 - 20 Shkurt, 2018

Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sonte në mbrëmje në emisionin “Studio e hapur”, se nëse ka të dhëna se ish-Kryeprokurori Adriatik...

Aktualitet22:34 - 20 Shkurt, 2018

Vettingu/ Drejtuesit e policisë që lejuan kanabizimin do amnistohen

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e saj të përzier me kanabizimin e vendit...

Aktualitet22:33 - 20 Shkurt, 2018

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që...

Aktualitet22:11 - 20 Shkurt, 2018

Zgjedhja në krye të PD-së/ Berisha: Nuk mora shumicën por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin, “Studio e hapu”, ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë...

Aktualitet20:50 - 20 Shkurt, 2018

Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa Nanon, në studion e emisionit “Provokacija” në televizionin ABC News,...

Aktualitet20:48 - 20 Shkurt, 2018

Ndryshimet drastike në veshje/ Rama: Duket sikur vizitoj dhomën e një të vdekuri…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Provokacia” në ABC News drejtuar nga Mustafa Nano, ka folur ndër...

Reklama
Reklama

Trending