Aktualitet
Akuzat e forta të Artan Hoxhës/ Llalla dhe Hajdarmata shantazhe dhe kërcënime gazetarëve
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka akuzuar Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kryeprokurorin e Prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata, për shantazhe dhe tentativa për t’i mbyllur gojën. Në një postim në faqen e tij zyrtare, Hoxha ka thënë se ka kaluar rreth një vit që pas arrestimit të tij dhe celularët e sekuestruar nuk i janë kthyer akoma.
Sipas tij, qëllimi i tyre ka qenë për t’u çuar një mesazh të gjithë gazetarëve që mundohen t’u prishin humorin.
Postimi i plotë:
“Miku im, disa histori jane teper te verteta per tu treguar….”
Si sot fiks nje vit me pare….perfaqesuesi i prokurorise me thote se eshte thjeshte nje procedure qe zgjat vetem 5 minuta!!!!
Ka kaluar fiks nje vit e 5 minuta dhe procedura ende nuk ka mbaruar. Pse-ne e dine dy bigbosat-at e organit te hetimit shqiptar, prokurori pergjithshem Adriatik Llalla dhe kryeprokurori i prokurorise per krime te renda Besim Hajdarmata. Kryeprokurori qe cdo vit deklaronte se do bente disa superarrestime te medha ne vjeshte, ne fakte te vetmin “arrestim” te bujshem qe beri, ishin dy celularet e mi te “arrestuar” mesnaten e 15 shtatorit 2016, duke zbardhur 16 shtatori 2016.
Hej, big-bosa te hetimit shqiptar, ka kaluar plot nje vit, cfare dreqin jeni duke bere me dy telefonat e mi?!!! Me ka marre malli per ta. Brenda tyre jane gjithe kontaktet e mia me miqte, shoket, informatoret, persona ne kerkim apo te lire, qe tashme i kam humbur. Tani kur ka kaluar nje vit i tere, per dreq i kam harruar kodet e sigurise, edhe po te dua ti hap telefonat, nuk do te mundesha.
Po cfare dreq sekreti dekonspirova ate nate te Opinion i Fevzos?!!!
Thashe se:”Piloti italian Guido Andrea Guidi kishte zbarkuar ate mengjes me avionin e tij, per te inauguruar pisten e re te narkotrafikut ne grykederdhjen e lumit Ishem, dhe se ne kthim do te merrte 200 kilogram kannabis”.
Kaq ishte, kaq thashe.
Po cfare ndodhi gjate javeve ne vijim?
Piloti italian, pasi shijoi per 5 muaj kovalishencen qeveritare ne Durres u la i lire ne hallin e tij. E njejta gje edhe me avionin e trafikut, nje muaj pas pilotit edhe ai iu kthye mbrapsht kompanise italiane. Saimir Tahiri u largua nga minister i brendshem, dhe nje muaj pas tij u largua nga detyra drejtori i policise kriminale Ardian Cipa, drejtoti i policise se Durresit Perlat Cullhaj, etj. Hetimet u arshivuan, te pandehurit, te akuzuarit, te dyshuarit u lane te lire ne jeten e tyre. Te vetmet “prova” nen hetim ngelen dy celularet e mi.
Hej, big-bosa, ndajeni mendjen, keni tejkaluar cdo norme, germe dhe afat te parashikuar nga ligji shqiptare. Keni lene te lire pilotin dhe avionin qe do ngarkohej me droge, dhe mbani ende ne laboratorin kriminalistik dy telefonat e mi, pa asnje motiv dhe duke shkelur haptazi ligjin. Nuk jam as narkopiloti, as pronari narkoavionit, as porositesi i kannabisit dhe as nderlidhesi i narkotrafikut!!! Jam thjeshte denoncuesi publikisht i narkotrafikut me licence shteterore.
Big-bosa, kupa u mbush, loja mbaroi, mesazhin tuaj e kuptova qarte. Keni patur kohe plot nje vit, ti hapni, zbertheni, deshifroni per te gjetur “proven” qe gjoja eshte fshehur brenda tyre.
Tani boll. Duhet te mi ktheni pas. Jane prone e imja. Jane mjete te punes sime te perditshme. Brenda tyre nuk ndodhet asnje “prove” kriminale.
Vartesit tuaj me premtuan ne studiot e Tv Klan se do kishim vetem 5 minuta pune. Por ne fakt me mbajtet plot 5 ore ne prokurorine per krime te renda. Me keni pyetur sa jeni lodhur dhe u jam pergjigjur me mbi 5 faqe deklarime te hollesishme(edhe pse nuk kisha asnje detyrim ligjor te jepja deklarime pa pranine e avokatit).
Ne mbi 20 vitet e mia si reporter i kriminalitet, u kam sjelle aq shume prova e fakte per te hetuar ne lidhje me ngjarje te renda te ndodhura ne kete vend, sa nese do ti kishit zbardhur do te mjaftonin per te mbushur njerin prej 12 burgjeve qe ka Shqiperia.
Me tentativen qe bete per te me shantazhuar, trembur e mbyllur gojen mua dhe njekohesisht duke u cuar nepermjet meje nje mesazh kolegeve te mi qe u prishnin humorin, deshmuat plotesisht se cili ishte qellimi i vertete i ketij hetimi.
SHENIM:
Titulli i shkrimit eshte shkeputur nga keshilla qe nje zyrtar i larte i Uashingtonit, do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i cmimit Pulitzer per zbulimin e perfshirjes se CIA-s,ne trafikun nderkombetar te kokaines, financimin me parate e trafikut te droges te guerriljeve kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikaneve,ne lagjet e varfera ne Los Angeles….
Ne fakt kur e mendon nuk e ka patur keq….
/CityNews
Aktualitet
Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, tha analisti Preç Zogaj.
Sipas Zogajt janë kallëzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.
Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.
Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.
Hoxha shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.
Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA.

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të pashlyera te Tatimet.
Njëri prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24”, është shprehur se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë.
“Borxhet te Tatimet, principali janë 37 milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji te Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”, u shpreh Doçi.
Mbyllja e këtyre pikave ka shqetësuar qytetarët, të cilët, me tollona në duar, janë interesuar në këto karburante se çfarë do të ndodhë me tollonat e tyre. Aksioneri i kompanisë, Doçi, premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt për qytetarët.
“Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”, u shpreh ai.

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.
Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.
Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.
“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.-raporton TCH.
Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.
“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.
Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.
-
Aktualitet20 hours ago
Pse Gridës i iku zëri nga një fjali e Saimir Tahirit?
-
Aktualitet21 hours ago
Bie Partia Demokratike/ Basha themelon “Partinë Monokratike”
-
Kryesore Show Biz7 hours ago
Iu arratis nga komisariati, çfarë ndodhi kur Stresi u takua mbrëmë me Tahirin?
-
Aktualitet21 hours ago
Nuk iu lejua fjala në mbledhjen e Këshillit/ Topollaj publikon atë që ia ndaloi Basha ta thoshte
-
Kryesore Show Biz7 hours ago
Këngëtari shqiptar martohet në fshehtësi: “Ne k***** zgjedhim grun më të mirë”
-
Aktualitet22 hours ago
Pse Berisha bojkotoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga Lulzim Basha
-
Aktualitet9 hours ago
“Tërmet” në administratë/ Rama shkarkon 200 punonjës, ja 16 institucionet që preken
-
Aktualitet19 hours ago
Kurban i Ramës?/ Tahiri: Unë e di se nga kush do e ha
elvra
17 September, 2017 at 4:37 pm
Incidentet,kurthet,komplotet qe po c,nderojne dhe lene pa identitet kete trup plot arre te Shqiperise ,histori e bema te padegjuara me pare po ndodhin vetem ne qeverisjen e fatkeqsise se kombit te te gjithe kohrave Edi Rama. KY KOSMOPOLIT PRURI GJITH PLEHRAT E BOTES NE SHQIPERI TE CILET DALIN EDHENEPER TETEVIZIONET ME ME AUDIENCE QE TA BEJNE SHQIPTARIN CORBEN E TYRE ,PA IDENTITET E TE CDEFORMUAR. DUHET KJO CESHTJE TE BEHET VEMENDJA E POSACME E SHQIPTAREVE PO AQ SA PLEHRAT!
elvIra
17 September, 2017 at 4:44 pm
Incidentet,kurthet,komplotet qe po c,nderojne dhe lene pa identitet kete trup plot varre te Shqiperise ,histori e bema te padegjuara me pare po ndodhin vetem ne qeverisjen e fatkeqsise se kombit te te gjithe kohrave Edi Rama. KY KOZMOPOLIT PRURI GJITH PLEHRAT E BOTES NE SHQIPERI TE CILET DALIN EDHE NEPER TELEVIZIONET ME ME AUDIENCE QE TA BEJNE SHQIPTARIN CORBEN E TYRE ,PA IDENTITET E TE CDEFORMUAR. DUHET KJO CESHTJE TE BEHET VEMENDJA E POSACME E SHQIPTAREVE PO AQ SA PLEHRAT!
elvIra
17 September, 2017 at 4:53 pm
Nga Franca deri tani dhe te Frances deri tani kemi patur vetem dy lloje shkembimesh: Sekt djabolik dhe nxenesit e dashur sorosiane. Te dyyja palet vajtje -ardhje jane shkaperdredhja e individeve qe cilet duke iu sherbyer padroneve luajne me historine kulturen, traditen dhe artin e popullit,e shesin ate, e djegin ate , e deformojne ate,e minojne se ju vret qendresa stoike e te pakteve qe akoma kane mendjen e mprehur e shikimin e qarte dhe shikojne rreziqet e aluvionit Rama – rrezik kombetar!
Pingback: Einschüchterungs Methode der Polizei und Staatsanwalt: Artan Hoxha, hat bis heute seine 2 Handys nicht zurück, aus seiner kurzen Festnahme - AlbNews