Akuza e Ismail Kadaresë/ Fatos Lubonja, një njeri i rëndomtë që fundosi të atin, sepse e urrente – CNA
Connect with us

Aktualitet

Akuza e Ismail Kadaresë/ Fatos Lubonja, një njeri i rëndomtë që fundosi të atin, sepse e urrente

Publikuar

-

Ismail Kadare në intervistën e tij për Eni Vasilin, komentoi gjerësisht edhe polemikat me Lubonjën pas botimit të librit të Dashnor Kaloçit “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”.

“Nga ana ime është absurde, këtë njeri e kam njohur shumë pak, pothuajse nuk e kam njohur fare, kam njohur vetëm babain e tij, është e parëndësishme, absurde, dhe pa kuptim.

Ai është historian, unë jam shkrimtar.

Besoj një farë shkrimtari është, i rëndomtë, nuk dua ta fyej, s’po përdor fjalën mediokër, por është krejtësisht i rëndomtë si shkrimtar.

Dhe me sa duket krijon legjenda të tilla për ta bërë tepër interesant emrin e vet.

Nuk jam përzier në punët e tij asnjëherë, me Todi Lubonjën unë kam patur shoqëri, miqësi, dhe po ju them, kur ai u fut në burg si komplotist, të gjithë njerëzit që njiheshin me të, që rrinin me të, janë pyetur për të thënë atë çka dinin për këtë “armik”.

Se kështu ishte stili atëherë, kur arrestohej një njeri, një turmë e madhe njerëzish, të afërm shokë, miq, të gjithë pyeteshin.

Unë jam pyetur në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, zyrtarisht.

Deklarata ime për Todi Lubonjën është e dokumentuar, me datë, me vulë, me të gjitha.

Dhe kam thënë: unë nuk kam kuptuar ndonjë gjë armiqësore te Todi Lubonja, veç shakave që bënte shpesh të tepruara, por që ishin në formë humori.

Gjëja kryesore që kam thënë, është se ai më lavdëronte mua në mënyrë të tepruar.

Ndoshta më ka bërë dëm si çdo njeri, kur lavdërohet shumë, dëmtohet.

Kanë qeshur ca, ca s’kanë qeshur.

Kjo ka qenë e vetmja dëshmi.

Ndërsa del tashti, dhe me një kuriozitet unë kam parë dokumentet, që i biri i tij ka mbajtur tjetër qëndrim.

Sipas këtyre dokumenteve, po e përsëris sipas këtyre dokumenteve, ai e ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë.

Këtu është ndoshta edhe armiqësia, ndaj e quaj absurde.

Unë isha miku i tij, ai vendosi të godasë babanë.

Por s’kishte punë me mua, s’kishte pse ta theksonte këtë. Le të më zbulonin të tjerët nëse isha armik si i ati i tij”, thotë Kadare.

Shkrimtari thotë gjithashtu se Fatos Lubonja e urrente të atin, ndërsa shton se e gjithë se i është shmangur gjithë kësaj historie për librat e ndaluar, se i duket vulgare dhe e ulët.

“Këtu s’ka ndonjë kontradiktë të madhe, por të thjeshtë, njerëzore, të trishtueshme, dhe të ketë.

Ka patur vërtet atë që njihet si urrejtje ndaj të atit, por kjo teori përkrahet kudo në botë.

Ky ka patur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë ai vihet me shpatulla për muri.

Ai duhet t’i hedhë poshtë ato, se ai thotë unë s’kam folur me ty, ai thotë ke folur kundër Enverit.

Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime.

Me sa duket si letrar i ri papeshë, mendon se kjo do t’ia ngrejë peshën.

Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua.

Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët.

Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar.

Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar.

Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë.

Ky është një llum kaq i madh, sa të vjen turp ta bisedosh.

Kanë kaluar kaq vite, dhe unë i jam shmangur shpjegimeve sepse më duket kaq vulgare, e ulët”, thotë ai.

1 Comment

1 Comment

  1. muhamet qeflliu

    17 Shtator, 2017 at 6:14 am

    he ismail halldupi
    do vish vete ne tiranistan ti vesh perce me duart e tu statujes se gjergj kastriotit
    se vetem suma jote gjinokastrite mungon ne shesh bashke me arabet, turqit, gjylenistet, erdoganistet, selefistet, kriptoxhihadistet edhe camet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Mosha është thjesht një numër/ Këto janë shenjat e horoskopit që nuk plaken kurrë

Publikuar

-

shenjat e horoskopit qe qendrojne te rinje gjithmon

Luani

Luani është një shenjë që transmeton idenë e të resë, thjesht me energjinë që ka. Atyre u pëlqen që të qendrojnë në ambiente ku çdokush rreth tyre është i  gëzuar dhe i lumtur. Mënyra se si ata e shohin jetën, në mënyrë tepër optimiste dhe shpresëdhënëse i bën që të ndjehen gjithnjë të rinj.

Shigjetari

Energjia e tyre është ngjitëse, është e pamundur që të mos infektohesh prej saj. Mosha është fare e parëndësishme për të lindurit e kësaj shenje,ata do të sillen gjithnjë si  të pabindur. Shigjetari ka një frymë rinie dhe ofron një hov freskie dhe  energjie kudo që shkon.

Peshqit

Peshqit nuk kanë shumë dëshirë që të rriten, kjo do t’i vinte drynin imagjinatës së tyre. Ndjenjat e tyre janë gjithnjë të forta dhe mbizotërojnë mbi arsyen. Kjo shenjë është shumë e sinqetë, ndaj dhe perceptohet gjithnjë si naive dhe fëmijnore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Metodat kontraceptive/ Këto janë gënjeshtrat që i besojmë të gjithë

Publikuar

-

metoda kontraceptive mite qe i besojne te gjithe

Kondomi ndikon në kënaqësinë seksuale

Kondomi nuk ndërhyn aspak në shijimin e eksperienvës seksuale. Për më tepër në treg ka shumë lloje kondomësh që do t’ju lejojnë të shijoni seksin si dhe të jeni të mbrojtur.

Pilula kontraceptive të shëndosh

Edhe kjo është gënjeshtër, pilulat kontraceptive, që merren me recetë nga gjinekologju nuk të shëndoshin. Për më tepër mund të provosh disa lloje pilulash derisa të gjesh atë që të përshtatet më mirë.

Pilulat kontraceptive shkaktojnë sterilitet

Kjo është një tjetër gënjeshtër që e besojnë të gjithë. Mjekët janë të bindur se efektet e kontraceptivëve oralë fshihen pak kohë pas ndërprerjes së tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“As që bëhet fjalë ta mbyllim me kaq!” / Trajneri i Realit po vuan presionin

Publikuar

-

By

Real Madridi dje humbi kundër Gironës dhe ky ishte lajmi më i papritur për tifozët madrilenë. Trajneri i “Los Blancos”, Santiago Solari, e ka justifikuar paraqitjen e dobët duke vënë gishtin te lodhja e madhe fizike e psikologjike e shkaktuar nga ndeshjet e javëve të fundit.

“Është për të ardhur keq. Po na ikin pikë nga duart, ndërkohë rivalët për titull po fitojnë e po na largohen. Ishim duke bërë një ecuri të mirë, ku shlyem disa humbje që bëmë në fillim. Do të na duhet të vazhdojmë të luftojmë”, – ka deklaruar ai.

I pyetur nëse kishte gabuar me formacionin, Solari ka thënë: “Çfarë është kjo pyetje?! S’mund të flasim me hipoteza për të të shkuarën ose të ardhmen. Ne thjesht marrim vendime dhe më pas përpiqemi të fitojmë. Gara për titullin nuk mbaron me kaq. As që bëhet fjalë. Do të luftojmë në të tre frontet”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Aktualitet19:44 - 10 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

Protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit në detyrë Aleksandër Vuçiç kanë njohur përshkallëzim. Nёn moton “njё ndёr pesё milionё”...

Aktualitet22:25 - 9 Shkurt, 2019

Tre vjeçarja bie nga kati i katërt/ Motra e madhe bën mrekullinë

Një mrekulli ka ndodhur në periferi të Milanos. Një vajzë 3 vjeçare, ka shpëtuar me dëmtime të lehta, pasi ka...

Aktualitet21:59 - 9 Shkurt, 2019

Maskat grabisin një bankë në Prishtinë

Prishtina është tronditur mbrëmjen e sotme nga një grabitje me armë dhe me maska që i është bërë një banke...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet20:49 - 9 Shkurt, 2019

Maqedonia në NATO/ Tsipras akuza të forta opozitës greke

Parlamenti grek është përfshirë ditën e sotme nga debate me tone të ashpëra nga mazhoranca dhe opozita. Shkak për këtë...

Donald Trump takim Kim Jong Un Donald Trump takim Kim Jong Un
Aktualitet20:10 - 9 Shkurt, 2019

Donald Trump dhe Kim Jong Un takohen në Hanoi

Takimi i dytё mes presidentit tё SHBA-sё Trump dhe kreut tё shtetit nё Korenё e Veriut Kim do tё zhvillohet...

Trending

Read previous post:
Komisioneri Hahn vlerëson nismën e presidentit Vuçiç për dialogun me Kosovën

Komisioneri i BE për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha se nisma e presidentit serb...

Close