LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbrit nga hëna dhe shih varfërinë/ Deputetja e PD-së i bën apel Ramës

15 Shtator 2017, 14:27, Aktualitet CNA

Deputetja demokrate e qarkut Dibër Dhurata Çupi i ka bërë një apel të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama pas deklaratës së këtij të fundit se do të bëjë mbledhje qeverie në çdo qytet.

Çupi shprehet se Rama duhet të zbresë nga hëna dhe të shkojë në Dibër ku varfëria është ulur këmbëkryq.

?Rama te zbresë nga hëna e të shkojë ne Dibër.

Meqë kryeministri do na zhvillokërka mbledhje qeverie në cdo qytet le ta nisë nga Dibra. Mbase atje do të mësojë se si e ka katandisur këtë vend katër vitet e fundit. Mbase aty do të zbresë nga hëna e të shohë varfërinë që ka katandisur si mos më keq banorët e këtyre zonave të thella, jo shumë larg Tiranës. Të tillë e bën rruga e panisur e Arbërit që duhet të kishte perfunduar tashmë?,- shkruan deputetja demokrate. /Citynews

Lajmet e fundit nga