LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/ Humbin jetën dy zyrtarë kosovarë gjatë rrugës për në Serbi

15 Shtator 2017, 16:46, Aktualitet CNA

Në Kosovë, rreth orës 12:45 minuta ka ndodhur një aksident fatal duke i marrë jetën dy zyrëtarëve kosovarë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Nish-Leskovac, në afërsi të lokalitetit Doljevac.

Personat të cilët kanë humbur jetën janë Gradimir Mikic, kryetari i Komunës së Ranillugut dhe Sasha Aleksic, Kryetari i Asamblesë së këtij qyteti. Në aksidentin e ndodhur në Nish ku mbetën të vrarë dy zyrtarët, është aksidentuar dhe bashkëshortja e Vesna Mikiq, por bëhet me dije së ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat kanë qenë në automjetin tip “Toyota Land Cruiser” duke udhëtuar nga Shkupi për në Nish, ndërkohë që mjeti ka dalë jashtë kontrrollit duke u rrotulluar jashtë rrugës./CityNews

Lajmet e fundit nga