LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkenërisht e provuar/ Ja përse nuk duhet të thoni ‘më fal’

15 Shtator 2017, 20:50, Aktualitet CNA

Hulumtimet e fundit sugjerojnë se kur bëhet fjalë për lëndimin e dikujt, bëni mirë që ta mbani për vete kërkesën e faljes.

Një studim i botuar muajin e kaluar në revistën “Frontiers in Psycology” zbuloi se një lëndim apo refuzim mund të dëmtojë pak më pak nëse nuk përdorni fjalët “më fal”.

Ndonëse kjo tingëllon kundërshtuese, të kërkosh falje mund t’i bëjë njerëzit të ndiejnë se janë të detyruar t’ju falin, gjë që mund t’i bëjë ata të ndihen akoma më keq nëse ndjenjat e tyre nuk përputhen, thonë autorët e studimit. Hulumtuesit shqyrtuan më shumë se 1,000 njerëz të cilët merrnin pjesë në disa skenare sociale. Së pari, vullnetarëve u tha të shkruanin se cila mund të ishte një mënyrë e mirë për të refuzuar një kërkesë hipotetike. (Për shembull, si do të thonin “jo” për një takim ose “jo” për të bashkëjetuar  me shokun e tyre vitin e ardhshëm?). Përafërsisht 39 për qind e pjesëmarrësve u përgjigjën se do të fillonin me ?më fal?.

Pas kësaj, hulumtuesit i kthyen letrat e refuzimit nga pjesëmarrësit dhe u kërkuan atyre të përshkruanin se si ndiheshin pasi kishin lexuar letra refuzimi. Atyre të cilëve u kërkohej falje në letrat e refuzimit, raportuan se ndiheshin shumë të lënduar sesa ata që thjesht u refuzuan.

Natyrisht, këto rezultate ndoshta nuk mund të zbatohen në çdo situatë sociale. Ka raste që vërtetë duhet të kërkojmë falje të sinqertë. Megjithatë më shumë hulumtime lidhur me mardhëniet komplekse midis individëve do të kryen më tej për të kuptuar se si refuzuesi dhe i refuzuesi bashkëveprojnë ndërmjet tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga