Connect with Us

Ismail Kadare/ E vërteta e letrës që i dërgova Enver Hoxhës

Aktualitet

Ismail Kadare/ E vërteta e letrës që i dërgova Enver Hoxhës

Publikuar

-

 

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka rrëfyer disa momente nga jeta e tij dhe teoritë konspirative që e kanë shoqëruar që pas rënies së regjimit komunist.

Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, emisionin “Studio e Hapur”, Kadare ka folur për herë të parë për letrën që i ka dërguar Enver Hoxhës.

Shkrimtari tregoi se pse nuk la asnjë gjurmë të letrës që i kishte dërguar, dhe kushtet që Enver Hoxha i kishte vendosur për të pranuar letrën. Sipas tij, ishte kërkesa e diktatorit Hoxha për të mos lënë asnjë gjurmë të letrës. Kadare ka folur edhe për marrëdhënien me Fatos Lubonjën.

Një pjesë e intervistës:

Botimi i librit të Dashnor Kaloçit “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, nga botuesi Çili, ju ka përfshirë në një polemikë me analistin Fatos Lubonja. Po kështu do të doja të flisja edhe për një botim të ri ditët e fundit nga gazeta Mapo që ka të bëjë me një dokument të dëshmisë së Lubonjës në lidhje me polemikën ku jeni përfshirë ju. Përpara kësaj a mund të na tregoni diçka më tepër për letrën që ju i drejtuar Çilit pasi ai ju bëri një thirrje për hapjen e dokumenteve që kanë emrin tuaj në dosjet e sigurimit të shtetit. Së pari çfarë e konsideroni këtë letrën tuaj dhe gjithë debatin rreth saj?
Kjo është diçka e njohur. Unë prej shumë vitesh kam kërkuar kur ka qenë rasti hapjen e arkivave të fshehta, dokumenteve të fshehta, organizmave të fshehta, të shërbimit shqiptar të sigurimit. Kjo nuk është një gjë e pazakonshme. Në çdo vend që pretendon të kalojë nga tirania në liri, një nga veprimet e para që mund të kërkojë është ai i hapjes së gjërave të fshehta që janë mbuluar me kujdes gjatë viteve të diktaturës. Në diktaturë sundon me mijëra mënyra, por me mënyra të fshehura thelbi vihet tek përgjimi i fshehtë. Dhe kështu që është një gjë e njohur. Gjermania e filloi, po kështu edhe vendet ish-komuniste. Gjermanët u treguan më të ndjeshëm pasi ishin djegur dy herë, nga dy diktatura të ndryshme, por edhe të ngjashme shumë, nazizmi dhe komunizmi. Shumë njerëz nuk iu pëlqen po të krahason këto dy lloj tiranish që kanë luftuar me njëra-tjetrën, por tiranitë shpesh ngjajnë, dhe do tentojnë prapë të ngjajnë nëse njerëzimi nuk do marrë masat për t’i shkulur. Dhe një nga masat për t’i shkulur, është zbulimi i arkivave të fshehta të tyre që të mos ketë me enigma mistere, të dimë ato ç’kanë ndodhur, sepse kanë ndodhur shumë gjëra dhe ne nuk dimë të vërtetën. Dimë një lloj të vërtete të stisur, dhe të paraqitur në formë gjysmë-teatrale dhe më keq akoma.

Le ta fillojmë me një letër që është botuar së fundmi në shtyp dhe që ka të bëjë me motrën tuaj, një letër që i drejtohej udhëheqësit. A mund të na thoni diçka më shumë rreth kësaj?
Po unë kam kërkuar vite më parë që të hapen arkivat e fshehta dhe më kujtohet një kritik, studiues i njohur francez, i cili njihet si eksperti numër një i komunizmit në botë, autori i librit që mund të gjendet edhe në shqip “Libri i zi i komunizmit”, ka një enciklopedi të diktaturave komuniste; më intervistoi dhe më pyeti: Z.Kadare a e keni menduar mirë që kërkoni këtë hapjen e arkivave, se ndodh që njeriu lë kudo ndonjë gjurmë, dhe mbase edhe ju keni lënë ndonjë dokument që s’do donit të hapej. Ndërsa unë në përgjigje i thashë se këtë gjë e kam menduar shumë mirë, dhe nuk jam aq thjesht nga mendja sa të harroj gjëra të tilla të mëdha. Ai më tha është qëndrim i adhurueshëm për mua, dhe e botoi këtë. Kur e botova këtu në Shqipëri 5-6 vite përpara shumë njerëz kanë rendur nëpër arkiva se kanë menduar të shikojë ky se ç’kemi për t’i nxjerrë ne. Dhe kjo është e vetmja letër që gjatë 40 viteve unë i kam bërë Enver Hoxhës. S’ka tjetër, dhe po e përsëris sot te juve këtë: Nuk ka letër tjetër që unë t’i jem drejtuar liderit absolut, tiranit absolut shqiptar gjatë 40 viteve, është vetëm kjo. Kjo letër është shkruar me dorën time, sepse kur kërkova t’i bëj një letër Enver Hoxhës, sekretari i tij më tha: Shoku Kadare ka disa kushte që ai ka dhe juve duhet t’i pranoni. Letrën duhet ta shkruani me dorën tuaj, të mos mbani kopje, të mos lini kopje askund, dhe të mos lini gjurmë askund të kësaj letre. Dhe unë e shkrova letrën me dorën time, e besova këtë, se kujtova se diktaturat nuk kanë ndonjë forcë mbinjerëzore për të verifikuar gjërat, por kujtoja se verifikonin ndoshta çdo gjë. Dhe letrën e pashë tani kur u botua në shtypin shqiptar.

Ju e mbanit mend sëpari?
E mbaja mend si letër. Diku edhe Elena, ime shoqe, në kujtimet e saj e ka thënë që unë i kam bërë një letër për shkak të motrës sime, sepse jam thirrur zyrtarisht në Komitetin Qendror, për të më njoftuar se motra ime ka vite që hetohet nga sigurimi i shtetit. Dhe unë si shkrimtar i njohur, i “privilegjuar” sipas disave, duhet ta dija këtë gjë, dhe mundësisht të isha i ndërgjegjshëm për këtë gjë.

Përpara se të flasim për detajet e letrës, si mendoni se ka dalë në shtyp? Kush e ka zotëruar këtë letrën?
Ky është turpi i vendit tonë sot, që kjo gjë vazhdon akoma. Kanë kaluar javë të tëra, njeriu që e ka nxjerrë nuk e di çfarë është, njëri thotë ish-agjent i sigurimit, tjetri thotë është rrugaç, tjetri aventurier, të tjerë s’e njohim. Por nga ka dalë ky njeri, dhe si e ka nxjerrë.

Ju keni krijuar një ide tuajën për këtë?
Jo nuk kam. Ky njeri e ka nxjerrë këtë letër me mënyra të dënueshme, nga njerëz që kanë shkelur ligjet e shtetit njëherë. Shërbimi i fshehtë i një vendi diktatorial të përsosur në kuptimin më të keq të fjalës. Siç ua thashë në fillim unë nuk kisha të drejtë të mbaja kopje për veten time. Kjo ka dalë nga thelbi i sekreteve të diktaturës dhe unë nuk e di se ç’bën ky shtet që nuk e sqaron këtë. S’është në gjendje ta sqarojë ndoshta.

LEXO EDHE:  Letra për Enverin/ Zbulohen dokumentet e panjohura për “spiunin” që akuzohej se tregoi Qemal Stafën

Si mendoni cili është qëllimi i këtij botimi, i kësaj letre? Pse në këtë moment?
Kjo letër nga një pikëpamje është pa ndonjë kuptim të madh, se nuk tregon asgjë për mua. Përkundrazi, do të thosha, ndoshta nuk po e teproj, më bën nder. Kjo letër tregon se njëri nga familja ime hetohej ditë e natë nga sigurimi i shtetit. Unë e shkruaj atje që është një gjë që ma tha shteti, që motra jote është në vëzhgim të vazhdueshëm. Mos ma merrni për mburrje, por në atë kohë unë isha shkrimtari më i njohur shqiptar brenda dhe jashtë vendit, dhe një familjar i imi përgjohej ditë e natë. Dhe i kam thënë se kjo ndikon në gjithë jetën time, në kontrollet time, në punën time të përditshme. Dhe duke kërkuar, nuk ngre ndonjë britmë në qiell që pse më bëhet kjo poshtërsi apo jo, por doja t’i thoja se ju duhet ta dini që me mua po ndodh ky hetim. Edhe unë vetë duhet ta di pse bëhet kjo gjë. A më pengon kjo mua në jetën time apo jo.

A u ndjetë i rrezikuar nga ky hetim për jetën tuaj, për veprën tuaj?
Nuk di ç’të them, se në atë kohë ishin rreziqet kaq të mëdha dhe njeriu nuk duhet të abuzojë me këtë gjë. Gjithë njerëzit kanë qenë të rrezikuar. Nuk është ndonjë zbulim i madh që bëra unë, se përse ma thanë mua. Ishte një paralajmërim që më bënë. Ndoshta vetë ata tani s’e mbajnë mënd, a janë në këtë botë a s’janë. Unë nuk e di, s’e kam të qartë. Është një mister që e mbulon punën e kësaj letre. Po mua ajo s’më prek fare në biografinë time, s’më bën asgjë. Çfarë kam unë në përgjegjësi që motra ime u përgjoka nga sigurimi i shtetit. Mua edhe motra me përgjohej, dhe imagjino edhe vetë sa shumë përgjohesha. Nga ky hetim, ai grup ku bënte pjesë motra ime, dhe që u arrestua pothuajse i gjithi, njëra nga gratë vdiq në burg, dhe asnjë s’po bën sot hetim, edhe pse duhet të ishte bërë. Kanë qenë 4 a 5 gra, njëra ka vdekur në burg, të tjerat janë liruar Zoti e di kur, s’di se çfarë ka ndodhur me to, a janë torturuar. Motra ime është ajo që është kursyer, për shkak se është motra ime. Ka qenë një gjë shumë e hidhur, shumë e trishtuar, por që nuk është marrë njeri seriozisht me të.

E mban peng e shkuara të ardhmen e Shqipërisë? Kjo lloj e shkuare, e pazbardhur, e patreguar mirë, e manipuluar.
Sigurisht e mban peng. Çdo gjë e fshehtë që ka lidhje me krimet e një tiranie, mban një seri pengjesh, dhe në Shqipëri ka shumë pengje që ne s’na shkon mendja, që mbahen nga kjo gjë. Ka veprimtari, njerëz, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk e dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta.

Ditët e fundit, gazeta “Mapo” ka publikuar një dokument të ri në vazhdën e një botimi të disa dokumenteve të tilla nga Henri Çili, i cili pas botimit të librit të Kaloçit, “Kadare në Pallatin e Ëndrrave”, ka botuar edhe në gazetë disa dokumente origjinale sa i takon seancave të gjyqit të Todit dhe Fatos Lubonjës. Tani dihet që Fatos Lubonja është një nga kritikët tuaj më të fortë në këto 25 vitet e fundit. Sipas këtyre dokumenteve, besoj e keni ndjekur debatin, Lubonja në gjyqin e tij ka implikuar babanë dhe emrin tuaj gjithashtu, si frymëzues të leximeve të fshehta, të mendimeve të gabuara, etj. Dokumenti i fundit që është botuar, është një dëshmi e babait të Lubonjës i cili hedh poshtë këto ide, duke u shprehur se nuk i ka thënë apo biseduar këto me të birin. Së pari, çfarë e konsideroni gjithë këtë polemikë që keni me Lubonjën, në lidhje me këtë çështje?
Nga ana ime është absurde, këtë njeri e kam njohur shumë pak, pothuajse nuk e kam njohur fare, kam njohur vetëm babain e tij, është e parëndësishme, absurde, dhe pa kuptim. Ai është historian, unë jam shkrimtar. Besoj një farë shkrimtari është, i rëndomtë, nuk dua ta fyej, s’po përdor fjalën mediokër, por është krejtësisht i rëndomtë si shkrimtar. Dhe me sa duket krijon legjenda të tilla për ta bërë tepër interesant emrin e vet. Nuk jam përzier në punët e tij asnjëherë, me Todi Lubonjën unë kam patur shoqëri, miqësi, dhe po ju them, kur ai u fut në burg si komplotist, të gjithë njerëzit që njiheshin me të, që rrinin me të, janë pyetur për të thënë atë çka dinin për këtë “armik”. Se kështu ishte stili atëherë, kur arrestohej një njeri, një turmë e madhe njerëzish, të afërm shokë, miq, të gjithë pyeteshin. Unë jam pyetur në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, zyrtarisht. Deklarata ime për Todi Lubonjën është e dokumentuar, me datë, me vulë, me të gjitha. Dhe kam thënë: unë nuk kam kuptuar ndonjë gjë armiqësore te Todi Lubonja, veç shakave që bënte shpesh të tepruara, por që ishin në formë humori. Gjëja kryesore që kam thënë, është se ai më lavdëronte mua në mënyrë të tepruar. Ndoshta më ka bërë dëm si çdo njeri, kur lavdërohet shumë, dëmtohet. Kanë qeshur ca, ca s’kanë qeshur. Kjo ka qenë e vetmja dëshmi. Ndërsa del tashti, dhe me një kuriozitet unë kam parë dokumentet, që i biri i tij ka mbajtur tjetër qëndrim. Sipas këtyre dokumenteve, po e përsëris sipas këtyre dokumenteve, ai e ka akuzuar babanë, e ka zhytur thellë e më thellë. Këtu është ndoshta edhe armiqësia, ndaj e quaj absurde. Unë isha miku i tij, ai vendosi të godasë babanë. Por s’kishte punë me mua, s’kishte pse ta theksonte këtë. Le të më zbulonin të tjerët nëse isha armik si i atij i tij. /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.



Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

LEXO EDHE:  Murrizi për ngjarjen në Jalë/ “Rama kur shikon pamje të tilla kënaqet”

LEXO EDHE:  Historiani publikon dokumentet/ Të dënuarit në revoltën e Qafë Barit nuk janë terroristë

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, ka dhënë ditën e sotme zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij.

Mësohet se Qëndro është shpreur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.



“Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht  me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira”, ka deklaruar Qëndro.

LEXO EDHE:  Letra e gjashtë për dialog/ Bardhi i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Hajduti shqiptar si “Zoro”/ Ja letra që i lë policisë greke

Ndërkohë nuk dihen saktësisht shkaqet që e kanë shtyrë nënkryetarin Afrim Qëndro të marrë një vendim të tillë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE