LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish zv. kryeministri Ilir Rusmali/ Nuk ka krisje mes Bashës dhe Berishës

15 Shtator 2017, 19:21, Aktualitet CNA

I ftuar në RTSH 1, Ilir Rusmali, ekpert konstitucionalist dhe ish zv. kryeministër në qeverinë e Berishës ju përgjigj disa pyetjeve midis të cilave edhe atyre që kishin të bënin me gjendjen në Partinë Demokratike.

Për sa i takon daljes më të fundit publike të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për të ardhmen e Partisë Demokratike, Rusmali u shpreh:

“Nuk ka krisje mes Bashës dhe Berishës. Përtej kritikës së shfaqur nga ish-kryetari i Partisë, e cila nuk përbën surprizë (Berisha është i fundit jo i pari), Berisha u rreshtua shumë fort më dhe pas Bashës dhe në ndërhyrjen e tij ju tha dhe kundërshtarëve të zotit Basha që ju nuk do jeni më në PD nëse do vazhdoni të mbani këtë qëndrim. Në vlerësimin e gjendjes nga interesi i partisë jo nga ai i kryetarit zhvillimet nuk premtojmë për mirë. PD-ja ka nevojë për ndryshim rrënjësor dhe kjo nuk bëhet duke mbytur kritikën dhe duke larguar kritikuesit. E ardhmja e të larguarve është e hapur. E rëndësishme në dikutimin opozitar është shëndoshja e PD-së dhe këto sinjale nuk po vijnë. Qëndrimi i Berishës nuk ndihmon. Berisha duhet t?u kishte shpjeguar me qartësi demokratëve se cila është vallja që po hedh tani Kryetari i Partisë Demokratike. Nëse kjo është vallja e shpresës apo vallja e vdekjes.

Sa kohë demokratët nuk janë të qartë situata do vazhdojë të precipitojë.

Duhet konsideruar edhe një fakt tjetër. Situata që po kalon PD-ja ka krijuar dispalncim të gjithë politikës. Nga një anë kemi performancë solide të maxhorancës dhe nga ana tjetër kemi një performancë shumë diletanteske të opozitës dhe kjo reflektohet te dëshpërimi që po krijon tek mbështetësit.? /CityNews

Lajmet e fundit nga