LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Shpërndanin drogë në Elbasan/ Arrestohen dy të rinjtë

14 Shtator 2017, 07:15, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit ?Shpërndarësi?, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale B.L., 22 vjeç . A. S., 22 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen ?Visarion Xhuvani?, në rrugën ?Qamil Guranjaku? gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ?BMË? të drejtuar nga shtetasi B. L., në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje. Një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim?./CityNews

Lajmet e fundit nga