LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Meta i bashkohet stërvistjes së ushtarakëve shqiptaro-britanike

14 Shtator 2017, 12:53, Aktualitet CNA

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në stëvitjen e përbashkët ushtarake shqiptaro-britanike. Meta ka thënë se ishte një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në këtë stërvitje.

Presidenti vizitoi Bazën Ushtarake Detare të ?Kepit të Palit? në kuadër të ?Ditës së Vizitorëve të Shquar?, ku ndoqi dhe u njoh nga afër me stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike ?Ushtari Eagle 17?.

Në veprimtarinë stëvitore ishte i pranishëm edhe ambasadoti i Mbretërisë së Bashkuar.  Presidenti Meta gjatë pjesëmarrjes ka folur edhe për bashkëpunimin dhe rëndësinë që ka Britania në aleancën ku ne bëjmë pjesë, NATO./CityNews

Lajmet e fundit nga