Connect with Us

Miqtë tuaj në Facebook mund të jenë duke dëmtuar shëndetin tuaj

Aktualitet

Miqtë tuaj në Facebook mund të jenë duke dëmtuar shëndetin tuaj

Publikuar

-

Të paturit qindra miq në Facebook mund t’ju bëjë të dukeni më popullor apo i ‘famshëm’, por gjithashtu kjo mund të ndikojë dhe në shëndetin tuaj.

Studiuesit në Universitetin Regis zbuluan se njerëzit me më shumë miq në Facebook vuajnë nga problemet me shëndetin,  veçanërisht me infeksionet e sistemit të frymëmarrjes.

Rreziku i infektimit ishte gjithashtu më i lartë për njerëzit që raportuan se kishin ankth nga rrjeti social.  Kjo mund të nëkuptojë shqetësim apo ankth kur dikush nuk i përgjigjet një komenti, mesazhi apo nuk pranon ftesën e miqësisë.

Sipas studimit përdoruesit që treguan ankth në lidhje me përdorimin e Facebook kishin më shumë gjasa të demonstronin një model të rritjes së numrit të hyrjeve në Facebook në ditë dhe këto sjellje të lidhura me ankthin ishin të lidhura dhe me shëndetin e dobët.

Studiuesit e gjetën këtë duke analizuar përgjigjet e 89 studentëve në unversitet. Hulumtuesit pastaj gjurmuan të anketuarit për 10 javë, duke monitoruar dhe praninë e infeksoneve të sistemit të frymëmarrjes.

LEXO EDHE:  Mjeket e kryejne me mire punen, nese ne sfond ka muzike!

Ata zbuluan se ankthi i shkaktuar nga Facebook shkaktoi një numër më të madh të infeksioneve dhe ata që kishin më shumë miq në Facebook raportonin nivele më të larta ankthi dhe stresi, si dhe infeksione të tjera. Përdorimi i Përgjithshëm i Facebook dhe shuma e kohës që dikush shpenzonte në këtë faqe interneti nuk ishte e lidhur me probleme shëndetësore.

Autori i studimit Jay P. Campisi tha për PsyPost

“Nëse jeni duke kërkuar të ndiheni më pak të vetmuar ose të ndiheni më të lumtur ose të keni shëndet më të mirë, ekrani i kompjuterit, celularit apo mediat sociale nuk janë mënyra e duhur për të filluar.”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

LEXO EDHE:  Keni dhimbje?/ Ja simptomat që tregojnë se vuani nga kjo sëmundje

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi operacionin e ditës së sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë operacioni i koduar “Ndërmjetësi” ka çuar në pranga 3 shtetas ndërsa për 3 shtetas të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Deklarata e Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”.

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

LEXO EDHE:  Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

LEXO EDHE:  Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Janë zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK.

Mësohet se zyrtarët Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Dija janë lënë në arrest në burg lidhur me akuzën e korrupsionit.

Ndërsa Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyra. Për këtë të fundit nuk është prerë fletë arresti.

LEXO EDHE:  Mitet e rreme mbi ushqimet, që na dëmtojnë më shumë sesa na ndihmojnë

LEXO EDHE:  “Vajzat nuk janë lodra seksuale”/ Moderatorja i kthehet ashpër Arjan Konomit: Gjuhë seksiste e neveritshme

Arrestimet vijnë pas një hetimi disa mujor nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave./CNA.al

LEXO TE PLOTE