LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari letër publike doktor Berishës/E vërteta për Sokolin dhe Lulin që ti meriton

14 Shtator 2017, 08:48, Aktualitet CNA

Zgjodha një mënyrë publike për t?ju drejtuar një letër me argumenta dhe fakte konkrete, pas një interviste që dhat dje tek kolegu Çim Peka.

Një interviste që krijoi menjëhere reagim dhe qëndrime, ashtu siç vijnë kur flet Sali Berisha, ish kryeministri dhe lideri historik i PD. Disa ju vlerësojnë dhe ju shohin në gojë kur flisni, ka nga ata si unë që tashmë ju lexojnë politikisht dhe nuk nguten për ti besuar asaj që thoni, por për të kuptuar çfarë qëndron nga pas, ka edhe të tjerë që nuk ju besojnë dhe nuk ju degjojnë aspak.

Qëndrime të përsëritura, asgjë për t?ju dhënë shpresë demokratëve, ishin qëndrimet e djeshme. Thjesht konstatime dhe sulme ndaj Ramës, njësoj sistematik, vetëm disa fjali po tërheqin vëmendjen.

?Lulzim Basha bëri një liste të gabuar dhe ka njerëz që nuk duhet të jenë aty?, u shprehët në studio. Por e kujt është përgjegjësia pse nuk mbahet? Kur doli ajo listë dhe PD humbi zgjedhjet, nuk reaguat fort por u mjaftuat me një status në rrjetet sociale që ishte as mish e as peshk, kur mijëra demokratë prisnin një qëndrim tuajin? Asgjë më shumë ishtë një shpullë e lehtë publike për Lulin, por menjëherë e mbrojtët dhe e morët sërish nën sqetull.

Llogari s?ju kërkoj dot por më poshtë do t?ju argumentoj se përgjegjësia për atë listë është edhe e juaja.

Në fakt, ata që keni në krah, sinqerisht që pas seancës të parë i meritoni, dhe këtë po e sqaroj me detaje më poshte pse. Vërtet e meritoni që ta shikoni sesi Lulzim Basha zgjodhi të përfaqësohet me servile e gastorë, me ata që i blenë mandatet apo ata që morën mandatet duke u neveritur publikisht me idiotësit e urdhëruara prej Bashës, si rasti i fundit i mbledhjes së grupit.

Por le të kthehem tek thelbi!

Gjatë emisionit theksuat për herë të parë se i ndjeri Sokol Olldashi ju kishte çuditur dhe kishte një qëndrim të gabuar kur thoshte se kishte strukturat nga pas, ndërsa Basha kishte antarësinë.

Në fakt, i nderuar zoti Berisha, Statuti i PD (nuk besoj se ke nevojë për kopje dhe citim), në atë kohë e kishte të përcaktuar se statutiKryetari zgjidhej nga Kuvendi Kombëtar, i cili përbëhej nga Këshilli Kombëtar, delegatët, deputetët, LDG, FRPD, Kryesia etj. Pra Sokol Olldashi do ishte kryetari i PD, po të respektohej statuti dhe të bëhej garë sipas rregullave. Ajo garë nuk u bë kurrë, por u zhvillua fatkeqësisht një farsë zgjedhore e urdhëruar, drejtuar dhe vendosur prej jush.

Në kundërshtim me statutin nuk u bënë zgjedhjet me Kuvend, qëllimisht, sepse ju e dinit mjaft mirë që Sokol Olldashi, fitonte, por ju kishit vendosur të zgjidhnit Lulzim Bashën.

E për ta bërë këtë vendosët një anëtar një votë, zgjedhje që statuti i PD nuk e njihte, nuk e kishte në asnjë rrjesht. Për të ndryshuar statutin e PD duhej thirrur Kuvendi Kombëtar, që ju nuk e thirrët, por nxituat të shpallnit një garë ku fituesi ishte paravendosur prej jush. Pse? Këtë sdi ta them, por ata qesharakët që po ju turpërojnë në Parlament dhe ajo listë që po kritikoni, janë produkt i atij vendimi dhe pretendojnë se e dinë nga kanë dalë, disa janë të bindur që i ke zgjedhur ti Sali Berisha.

Shkelët statutin për të vendosur Bashën kryetar dhe këtë e bët ju zoti Berisha. Duhet të jeni i sinqertë deri në fund sepse askush nuk ju beson kur thoni se ishit asnjanës. Ju qëndruat jashtë garës, aq sa qëndroi vetë Luli. Sokol Olldashi fatkeqësisht garoi me Berishën e jo me Lulin.

Antarësia që ju theksuat nuk ishte me Lulzim Bashën, por kundër tij. Ishit ju personalisht me ndërhyrjet tuaja në çdo cep të sokol olldashiShqipërisë që përmbysët atë rezultat. Mund t’ju sjell në vëmendje fletët e votimit me numër serie, këshilltarët tuaj në krah të Bashës, telefonantat tuaja më kryetarë degësh, mbështetje e familjarëve të tu për Bashën, deri kërcënime dhe orientim se Saliu do Lulin. Telefonata me kryetarë degësh, ndërhyrje e egër në Durrës, Fier Korçë etj. Pa bërë publike skandale të tipit qërrojeni atë se është me Olldashin, apo telefonata të tensionuara me bashkëpunëtoret tuaj të afërt, ku akuzonit Olldashin për garën, kur ndërkohë ishit ju që po e manipulonit dhe dirigjonit atë teatër të shëmtuar.

Pra në asnjë rast Lulzim Basha, nuk kishte mbështetje, atë ja jepnit ju që dolët hapur pro tij dy javët e fundit. Zgjedhjet me statut e rregulla i fitonte Olldashi, në bazë po ai fitonte, por ju i kontrolloni mjaft mirë turmën e militantëve, janë ata që dje prisnin një ndjesë publike për gabimin që bëtë katër vite të shkuara. Gabim ky që u përsërit sërish me miratimin tuaj në 22 korrik 2017. PD-në ja falët Lulzimit dhe këtë e kishit paravendosur doktor, këtë fakt e dimë të gjithë. Vendimi juaj u pranua në masë, pra antarësia pranoi zgjedhjen e Saliut, manipulimet e ushtarëve të tuaj, nuk zgjodhi Lulin.

Lulzim Basha ishte i përzgjedhuri juaj, ndërtoi një staf qesharak nga frika e Olldashit, se mos ai i merte partinë, disa nga ata tutkunët ja çuat ju, por kjo ska më rëndësi. Më pas po ta them publikisht: Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me Sokolin ku i kërkonte ndihmë që të  hante kokën ty. Por edhe atëherë Sokoli qëndroi tek parimet, jo tek pazaret e Lulit, që sot besoj i dini, i keni parë dhe kuptuar, i ka parë dhe i dinë të gjithë shqiptarët.

Zgjodha këtë pikë të intervistës tuaj për tju thënë se ju duhet të keni të paktën një brejtje ndërgjegjeje, jo se Luli  hoqi Jozefinën, Ridvanin, Majlindën apo Astritin (që pa miratimin tuaj vështirë të mendohet), por sepse ata që ju rrethojnë këtyre nuk ju shkojnë dot as tek gishti i vogël i këmbës e jo më ti krahasosh. Ata qesharakët e Parlamentit janë edhe produkt i Saliut që vendosi Lulin në krye të PD.

Lulzimi që ti zgjodhe të ka rrethuar me gaztorë qesharakë që as nuk i ndal dot, tashmë kanë imunitet, janë deputetët e Lulit. lulzim basha sali berishaE di që të vjen turp prej tyre por populli thotë çtë mbjellësh do korrësh. Mbolle Lulin, ky është prodhimi i tij. Bereqet i madh për emisionet satirike. Ti i meriton, demokratët kurrë, sepse ata të ndoqën dhe të besuan ty, ti ju jep Lulin.

E dini pse janë aq qesharakë, sepse e kanë të mbushur mendjen se janë politikanë e vlejnë sa ju, disa nga ata megjithse me nivel të ulët intelektual, për nga inteligjenca ja kalojnë Lulit, sidomos ai cuni i atij mikut tënd që në vitin ?94 për pak e fute në burg. Tjetrin besoj e lexove dhe kuptove  mirë në mbledhjen e grupit, besoj sju ka çuditur, ai është më i miri i asaj tufe mediokre dhe sharlatanësh, ku përjashtim bëjnë ndoshta 10% e grupit. Por prit se kemi për të parë shumë, Luli është i habitshëm për nga cilësia e produkteve të tij.

Ai grup parlamentar është pasoja e një shkaku. Shkaku ishte zgjedhja jote për të vënë në krye të PD Lulzim Bashën, tani nuk  mund ta hedhësh poshtë, ose ndoshta ske më fuqi, por të vërtetën e di çdo demokrat nga i pari tek i fundit. Lulzim Basha nuk është i riu shpëtimtar i PD por një ish ministër i joti që kudo ku shkoi vetëm të hapi probleme që ja mbyllje ti, tani të ka bërë dhuratë edhe atë buqetën e grupit.

Duro Doktor, shiko dhe vuaj shpirtërisht si mijëra e  mijëra demokratë. Shiko si Edi Rama dhe banda e Rilindjes me mbështetjen e Lulzim Bashës po bën Sultanat në Shqipëri. Shiko si Luli të sulmon me profile fallco dhe të vendos kalamaj qesharakë përballë.

Besoj e di që PD ka një kryetar që nuk e besojnë as në shtëpinë e tij dhe nuk e lënë të dalë nga dera pa përsëritur 5 herë urdhrin e rradhës. Por ky është problem i Lulit, ti ke një problem me demokratët dhe të vërtetën, ti mund ta durosh sepse e vendose vetë, por demokratët e thjesht nuk e durojnë dot Lulzimin dhe pasojat e tij. Fyerjen, talljen dhe sharlatanizmin e lulzim-basha-memecLulzim Bashës dhe listës se tij, nuk ta kanë borxh. Për më tepër borxhliu është ai ndaj tyre, por në fakt Luli sdo t?ja dijë për ta, ashtu siç ka filluar të mos t?ja dijë as edhe për ty. Sa për këshilltarët e tij të këqinj po të them se janë gjynah nuk kanë faj ata, por paaftësia epike e Lulzim Bashës që e tërheq për hunde familja.

Në fund miqësisht mos u mërzit nga kjo letër dhe e vërteta e saj, mos u kthe në krye të PD, ndoshta se  ndal dot Lulin në marrëzinë e tij. Por të paktën nuk ke pse i qëndron nga pas dhe i del për zot, kur atij zoti i ka dhënë një ves të pandreqshëm Gënjeshtrën.

Doktor kishe përballë dy zgjedhje, fatkeqësisht zgjodhe pacientin e sëmurë, atë që do ta kurosh me paracetamolë dhe aspirina, por ai e ka ves doktor, nuk i ikën as me transfuzion gjaku, pale gjumin dhe paaftësinë epike nuk ja korrigjon dot as me elektroshok. Ai pacient që zgjodhe në politikë është i pashërueshëm. Zgjodhe gabim, mos ki turp edhe mjekët gabojnë. Agonia do zgjasë shumë mesa u kuptua nga intervista e mbremshme.

E pra i nderuar doktor, Sokol Olldashi nuk ishte gënjeshtar dhe hipokrit si Luli, ti zgjodhe këtë të fundit. Po po ti, fatkeqsisht edhe tani, pavarësisht disa kritikave e mbron, kur minimalisht duhet ti kërkoje dorëheqjen për bëmat dhe gjëmat e tij.

Ndoshta vlen më shumë ta shohësh dhe jetosh edhe më tej, sesi i emëruari Lulzim ka vendosur ta trajtojë partinë që ti i bëre dhuratë, atë parti ku drejtove me dorë të hekurt për 20 vite. Shiko dhe jeto marrëzinë e Lulit tënd doktor/Miqësisht Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga