LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonin dokumenta dhe pasaporta/ Arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

14 Shtator 2017, 13:55, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për falsifikim dokumentash dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.

Policia ka arrestuar shtetasit me iniciale G. T., 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasi K. O., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të një hetimi disa mujor, me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e jashtëligjshme që këta shtetas ushtronin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Zef Kolombo”, në mjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin G.T., dhe pasagjer shtetasin K. O., janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoftime të tilla.

Janë sekuestruar në total, në cilësinë e provës materiale dokumente dhe pasaporta të falsifikuara, karta identiteti, celularë dhe automjeti tip “Mercedez Benz”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.S. ( për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera ).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave”, “Prodhim i mjeteve për fallsifikim dokumentash”, “Fallsifikim iletërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”./CityNews

Lajmet e fundit nga