LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunon fizikisht të gjithë familjen e gruas/ Arrestohet 37-vjeçari nga Berati

14 Shtator 2017, 09:56, Aktualitet CNA

Policia e Beratit ka ndaluar një shtetas nga Berati pasi ka dhunuar fizikisht vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten.

Shtetasi Viorgjent Papajani, 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, shtetasit K.H., 58 vjeç, dhe M.H. 56 vjeçe, të dy banues në Berat, është ndaluar nga policia.

Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases E.P., 33 vjeçe, banuese në Berat, ndaj të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Dhuna në familje?./CityNews

Lajmet e fundit nga