LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha e quajti të paaftë/ Ja si i përgjigjet Lulzim Basha

14 Shtator 2017, 10:25, Aktualitet CNA

Pas intervistës së Sali Berishës ku kritikoi ashpër Lulzim Bashën, tashmë është përgjigjur vetë Basha.

Në një prononcim për mediat, i pyetur nga gazetarët për deklaratat e Berishës, kreu i PD-së ka thënë se janë çështje që i takojnë PD-së.

?Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë ne si PD, i diskutojmë me transparencë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet?-tha Basha.

Si do e largoni Ramën kur në seancën e parë rrodhën dy vota?

Ky është mesazhi që kam sot për ju. Kur të organizojmë konferencë do tu përgjigjem. PD nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara. Kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, të vërtetë dhe që i shkon përshtat interesave të qytetarëve, jo të miave personale./CityNews

Lajmet e fundit nga