LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha pranon gafën/ Theva statutin për emrat e kandidatëve, por s’kam keqardhje për largimet

14 Shtator 2017, 19:56, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pranuar fajin për zgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë pa pyetur strukturat e partisë.

I ftuar në emisionin ?Opinion? Basha ironizoi edhe kritikët e tij duke thënë se PD nuk janë vetëm deputetët.

?Ka qenë një vendim i vështirë por i ndërgjegjshëm. Partia Demokratike nuk është vetëm lista e deputetëve. Të jesh demokrat nuk do të thotë të jesh deputet. Në PD ka emra të spikatura si bashkëpunëtorët e mi siç është edhe situata aktuale. Ore edhe sikur t?i fitojë të gjitha PD ka vetëm 140 deputetë. Demokratë ka me qindra mijëra qytetarë. Rrethanat na diktuan. Keqardhjen më të madhe e kam me faktin që nuk arrita të mbaj një premtim për militantët e PD-së që duhet të ishin ata që do të vendosnin për grupin e ardhshëm parlamentar.  Nuk kam ndërmend të hyj në emra të përveçëm. Lista përbën një ansambël që zgjidhet në bazë të konsideratave vlerore. Asgjë personale nuk ka patur në vendimmarrje. Në debatin e emrave personalë unë nuk futem.  Procedura për zgjedhjen e deputetëve ishte në thyerje të statutit. Nuk kam një arsye pse i hoqa.  Nuk ka një arsye fikse pse i hoqa disa emra dhe vura disa të tjerë?,- tha Basha në fjalën e tij. /Citynews

Lajmet e fundit nga