LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish kryeministri Mustafa kundër Behgjet Pacollit/ Veproi si biznesmen jo si politikan

13 Shtator 2017, 08:01, Aktualitet CNA

Koalicioni PANA nuk ishte befasi për ish – kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Ai në një interviste për emisionin ?Rubikon? të KTV-së ka thënë se një veprim i tillë pritej prej një biznismeni.

Një politikan, ka thënë Mustafa, nuk do ta bënte atë pas gjithë atyre zotimeve gjatë fushatës. “Nuk ishte sepse atë ditë pata takim me Pacollin, ai gjithmonë kishte dëshmuar se nuk do të shkojë. Ditën e fundit ai më tregoi se kishte vendosur të dalë nga koalicioni dhe t`i shikojë mundësitë për shkuarjen me koalicionin tjetër”, ka thënë Mustafa.

Një javë më herët koalicioni LAA ishin marrë vesh për takimet që do t i kenë me Levizjen Vetëvendosje për harmonizimin e programeve. Pozitat nuk ishin kryefjala e takimeve.

“Për pozita ka folur vetë Pacolli. Ai ka thënë se kryeministri duhet të jetë nga LDK… Në asnjë rast nuk e kam kushtëzuar këtë. Vetë në këtë studio kam thënë se na takon kjo pozitë mirëpo bë takime me Vetëvendosjen asnjëherë nuk e kam përmendur këtë, sepse fillimisht dëshironim t’i harmonizojmë programet, kryesisht atë ekonomik”, ka thënë ai. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i kishte lënë pezull partnerët e koalicionit LAA duke mos shkuar në takime me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë se Pacolli kishte shkuar në Zvicër dhe nuk ishte lajmëruar derisa ishte kthyer dhe kishte dhënë lajmin për prishjen e koalicionit, gjegjësisht shkuarjen me PAN.

“Ai është bërë realizues i synimeve të cilat paraprakisht i ka pasur. Vetë Pacolli me zonjën Kusari dhe Lutfi Hazirin kanë pas t’i mbajnë ato takime mirëpo ai shkoi në Zvicër dhe pastaj nuk është lajmëruar fare”, ka thënë ai.

Lajmet e fundit nga