LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hëngri hashash/ Vogëlushja 1 vjeç në gjendje të rëndë për jetën

13 Shtator 2017, 15:01, Aktualitet CNA

Një vogëlushe vetëm 1 vjeçe raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën pasi ka konsumuar hashash.

Ngjarja është raportuar nga mediat italiane dhe ka ndodhur në provincën e Torinos, në qytezën e San Vittore Olona.

Menjëherë pas konsumimit të lëndës narkotike e vogla është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve.

Në banesën e familjes kanë shkuar dhe agjentët që kanë kontrolluar se ku e ka gjetur drogën vogëlushja.

Gjithashtu janë marrë në pyetje prindërit e saj.

/Citynews

Lajmet e fundit nga