LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi gruan dhe fëmijët e mitur/ Arrestohet 39-vjeçari

13 Shtator 2017, 07:25, Aktualitet CNA

Një burrë ka dhunuar gruan dhe fëmijët e tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Dibrës gjatë ditës së sotme.

Shtetasi Lulzim J. ka ushtruar dhunë fizike mbi familjen e tij, ndërkohë që u arrestua në flagrancë nga policia e Peshkopisë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes shtetases R.J, dhe ndaj fëmijëve të mitur.

39-vjeçari i ndodhet në rajonin e policisë, ndërsa po merren veprimet e mëtejshme proceduriale./CityNews

Lajmet e fundit nga