LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga ekskavatori/ Ndërron jetë punonjësi i Bashkisë në Korçë

13 Shtator 2017, 10:28, Aktualitet CNA

Një punonjës bashkie në qytetin e Korçës ka rënë nga ekskavatori duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qatrom, ndërkohë që  po punonte në rrugë. 50-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka rënë nga makineria.

Në fshatin Qatrom- Korçë, shtetasi A.Ç, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Çiflig, (punonjës i Bashkisë Korçë) duke drejtuar një mjet tip ekskavator, i cili ishte i ngarkuar në një rimorkiator, gjatë zbritjes nga ky i fundit, drejtuesi i ekskavatorit ka humbur kontrollin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CityNews

Lajmet e fundit nga