LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Antarësimi në BE/ Mësoni përgjigjen që Mogerini i kthen Edi Ramës nga Sllovenia

13 Shtator 2017, 12:29, Aktualitet CNA

Pa kaluar 24 orë nga deklarata e kryeministrit Edi Rama në Parlament, ku thoshte se fatet i integrimit të Shqipërisë varen nga Bashkimi Europian, pasi sipas tij, qeveria e drejtuar nga ai është e gatshme të plotësojë detyrat e vendosura si kusht, vjen dhe reagimi i parë nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikat e jashtme Federika Mogerini.

Në një intervistë për televizionin slloven RTV diplomatja e BE-së deklaroi se të paktën për dy vitet e ardhshme asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, deklaroi se asnjë nga vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian për të paktën dy vitet e ardhshme., Mogerini shtoi se vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin janë ende në fillim të reformave. Gjithsesi nga ana tjetër Mogerini theksoi se procesi i zgjerimit në BE nuk është ndalur. Por ajo ka përmendur dhe deklaratën e Zhan Klod Juner disa kohë më parë ku kishte thënë qartë se BE nuk do të kishte anëtarë të rinj, dhe se ky ishte realiteti.

Sipas saj asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishte gati për t?u bërë pjesë e BE-së para tre vjetësh. Por Mogerini shtoi se që procesi i anëtarësimit të funksionojë duhen reforma ekonomike, gjyqësore dhe institucionale, si dhe bashkëpunim me fqinjët, duke kujtuar se pikërisht në Ballkan u bëmë dëshmitarë të luftës së fundit në Evropë 20 vjet më parë. Ajo këmbënguli se synimi i saj personal është që në përfundimin e mandatit të Komisionit të BE-së, kemi edhe dy vjet, të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor të jenë në një pikë të tillë në procesin e integrimit në BE që procesi të jetë i pakthyeshëm.

Ndërkohë dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjeve në Parlament të pyetjeve të deputetëve për procesin e integrimit, u shpreh se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete nga Vettingu. ?Çelja e negociatave nuk lidhet me atë çfarë mund të bëjmë ne më mirë. Në fillim u vendosën 5 pyetje. Pastaj u vu Vetting-u. Implementimi i Vetting-ut ka nisur dhe rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Por nëse BE kërkon më shumë kohë për probleme të veta, atëherë mund të vazhdojë të thotë që thellohuni, thellohuni me Vettingu-n dhe ne e dimë mirë se çfarë do të thotë kjo.

Nëse nuk e dini, pyetni Luan Ramën t?ua thotë. Pastaj, dolën zgjedhjet e lira. Pastaj hyri dhe doli dhe hyri, çështja e kanabisit. Në fund të këtij sezoni mbjelljesh dhe kultivimin dhe ju do të shihni rezultate spektakolare. Ka dalë edhe fantazma e krimit etnik shqiptar e nxitur nga forca të caktuara. Sidoqoftë, përgjigja ime është gjithashtu e thjeshtë dhe optimiste sepse reformat e thella, lufta kundër korrupsionit dhe krimin, implementimin i mëtejshëm i reformës në drejtësi, në tërësi reformimi i shtetit, janë vetë procesi i integrimit evropian.

Shqipëria është ajo që ua detyrojmë të parëve dhe fëmijëve tanë?, theksonte Rama. Dy javë më parë, BE i dërgoi Shqipërinë sinjale aspak pozitive, ku tha se kushtëzimi të hapjes së negociatave për integrimin e vendit i shtohet si kusht dhe lufta kundër drogës. Kushti i vendosur nga BE, sipas demokratëve e legjitimonte alarmin që opozita pati ngritur më herët. Për demokratët vendi rrezikon integrimin nga kriminalizimi i drogës, dhe për këtë e drejton gishtin nga kryeministri Rama, i cili sipas tyre ka ?sponsorizuar? kultivimin e kanabisit.

Ndërsa mësohet se shpejti pritet ti vendoset kushti kryesor, që është ai për  rezultate konkrete sa i përket çështjes së vendosjes të një date për hapjen e negociatave. BE, sipas burimeve,  ka nevojë për një rekord të qëndrueshëm dhe për dhënien fund të kulturës së mosndëshkimit, para se të lëshojë një datë për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë! Pra duket se vetëm ratifikimi i reformës së drejtësisë në letër, pa rezultate konkrete, nuk mjafton për Brukselin.

 

 

Lajmet e fundit nga