LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Supermodelet më të paguara të 2017

12 Shtator 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Për të dytin vit rradhazi Gisele Bündchen  është modelja më e paguar në botë.

Ndonëse është tërhequr nga pasarelat prej vitit 2015, 37-vjeçarja braziliane kryeson listën e supermodeleve. Për 2017-ën  Bündchen ka arritur në përfitojë falë sponsorëve dhe reklamave plot 25.3 milionë euro.

Adriana Lima mamaja bukuroshe ndodhet poshtë në listë pas Gisele. Supermodelja 36-vjeçare e Vicotria?s Secret ka arritur të përfitojë 8.71 milionë euro.

Vendi i tretë u takon sërish engjëjve të Victoria?s Secret, por ndahet nga 2 amerikane Kendall Jenner  dhe Karlie Kloss me nga 8.29 milionë dollarë. Menjëherë pas tyre është një tjetër personazh i njohur, Gigi Hadid, 7.46 milionë.

Në listën e supermodeleve më të paguara është edhe Rosie Huntington-Whiteley, Cara Delevingne, Miranda Kerr apo edhe 43-vjeçarja Kate Moss./CityNews

Lajmet e fundit nga