LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Arrestime VIP/ Gati 30 qeli

12 Shtator 2017, 08:23, Aktualitet CNA

Reforma në drejtësi pritet që në ditët në vijim të japë frytet e para. Nga sot policia e Shtetit pas ndryshimeve ligjore të bëra për shkak të reformës ka më shumë kompetenca në hetimin e korrupsionit dhe zbardhjen, apo drejtimin e një investigimi të plotë ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit.

Burime zyrtare nga drejtoria e pëgjithshme e burgjeve i thanë CityNews. al se janë bërë gati 30 qeli tek burgu 313, si masë e parë për arrestimet e pritshme të personave VIP.

Të njëjtat burime theksuan se në ditët në vijim pritet të ketë një furtunë arrestimesh edhe të ?peshqve? të mëdhenj.

Mësohet gjithashtu se policia prej disa ditësh ka filluar një operacion të gjerë ani-trafik. Ndërkohë disa dosje me krim ekonomik dhe korrupsioni janë në duart e oficerëve të policisë, të cilët nga sot pritet të fillojë të jenë në një monitorim të fortë ndërkombëtar, për t?i investiguar dhe çuar në përfundim dosjet e hetimit për personat VIP, të cilëve tashmë iu kanë përgatitur edhe qelitë e paraburgiomit në burgun 313./CityNews

06:29 Aktualitet

Lul ia dole…!

Nga Flamur Kuçi– Po Lul. Ia dole që familjen më të rëndësish...

Lajmet e fundit nga