LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Robert Aliaj zihet me Fiori Dardhën/ “Gazetare mediokre”, “Kush je ti…”

11 Shtator 2017, 20:55, Lifestyle CNA

Mbrëmjen e sotme ka nisur edicioni i katërt i ?Dance With Me?, programi i kërcimit në Tv Klan që bën bashkë disa nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar. Debatet kanën qenë shpeshherë të pranishme në këtë program edhe edicionet e kaluara madje nuk kanë munguar as në puntatën e sotme.

Fiori Dardha është një nga konkurrentet e këtij viti e cila ka debatuar me tone të larta me Robert Aliajn, anëtarin e jurisë. Pas performancës së Xhenit dhe Benardit, një nga ciftet më të komentuar të Big Brother, Roberti ka dhënë mendimin e tij rreth performancës duke u shprehur se nuk i ka pëlqyer, nuk kanë përcjellë emocione. Menjëherë në bisedë është futur Fiori, gazetarja dhe moderatorja e emisionit ?Boom? e cila është shprehur se cifti jo vetëm që përcollën emocione por edhe dashuri. Roberti i ka kërkuar Fiorit që të mos ndërhyjë, shkruan Blitz.al.

?Fiori, mbaj vendin tënd, mos bëj si gardiane, mediokre. Je këtu si gazetare.?,- është shprehur Aliaj.

Është dashur vetëm kaq për të nisur një debat, në të cilin Fiori është shprehur se nuk lejon askënd që ta ofendoj.

?Unë nuk lejoj asnjë të më ofendojë. Jam një vajzë e aftë, dhe gazetare e njohur. Nuk lejoj asnjë të më shkelë aty ku s?duhet?,- është shprehur Fiori. Më vonë ka ndërhyrë Valbona Selimllari duke i kërkuar dy protagonistëve që të ruajnë qetësinë pasi janë në një emision ?live?.

/Citynews

Lajmet e fundit nga