LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri Edvin t’i lajë borxhin e Kristaqit familjes Popa

11 Shtator 2017, 11:19, Aktualitet CNA

Rreth 10 ditë më parë në media të ndryshme u rihap historia e familjes Popa, që me hyrjen e tyre në Ambasadën Italiane në dhjetor 1985, thyen mitin e plotfuqishmërisë së dikaturës hoxhiste. Po riqarkullon në media të ndryshme si zbulim një mision i ish deputetit komunist Kristaq Rama për të bindur familjen Popa të dilte vullnetarisht nga mjediset e Ambasadës Italiane në Tiranë. Përdorja e deputetit Kristaq Rama si aktor në një plan të përbashkët të Sigurimit dhe Prof.Lazrit (për hesap të diktatorit Alia) për ta nxjerrë familjen Popa nga ambasada e më pas për ta lënë në mëshirë të Sigurimit dhe drejtësisë popullore është një mëkat i të ndjerit Kristaq. Ky mëkat krahas varjes së poetit Nela janë dy ?borxhe?atërore, të cilat i takojnë kryeministrit Edvin t?i ?paguajë?. Kjo pagesë përputhet edhe me parimin biblik: ?The sins of the fathers are visited upon their children?.

Ka ardhur koha që kryeminstri ashtu si bëri speaker parlamenti ministrin e fundit të brendshëm të monizmit dhe të parin e pluralizmit, të bëjë një cerek ?Mea Culpa? duke mos e lënë të fundmin e familjes Popa, 75 vjecaren Koni (Maria-Ermioni) të vuajë në mjerim derisa të ?ngordhë? si qen rrugësh. Është në nderin e kryeministrit, që Maria-Ermioni Popa të mos mbijetojë këto ditë, që i kanë mbetur, duke mbledhur kanace e duke ngrënë një vakt falas në mencën e një OJF-je! Është në nderin e Kryeministrit të lajë mëkatin e të jatit, që u bë pjesë e intrigave të ndyra të ?pirustisë? Sigurim-Lazri-Alia të mbështetura këto edhe nga Andreoti, i cili për hir të ?Real Politics? ishte gati t?ia dorëzonte Sigurimit këtë familje të shumëvuajtur. Kujtojmë se misioni Rama në Ambasadën Italiane në Tiranë u ideua pasi dështoi artifici (i kundërshtuar fuqishëm nga De Nicolo Paolo, sekretari i parë dhe Di Lorenzo, 007-ta e ambasadës) për një piknik buzë Lumit Erzen të të gjithë personelit të ambasadës. Gjatë piknikut njerëzit e sigurimit dhe elementë të Repartit 326 do t?i rrëmbenin me forcë Popajt (Sic!), por duke e ruajtur njëkohësisht fytyrën e diplomacisë italiane. Fatmirësisht personalitete të tilla si Boris Bianchieri shefi i cështjeve politike në Ministrinë e Jashtme Italiane dhe gazetarë të kalibrit të Montanellit, apo edhe të Eugenio Melanit apo edhe nën/sekretari i punëve të brendshme Raffaele Costa kontribuan në mos zbatimin e një planëi të tillë, që prekte nderin e shtetit italian.

Në këto rrethana sipas dokumenteve me firmën e shefit të Sigurimit të Shtetit, zv/ministrit Zylyftar Ramizi rezulton se u dërgua deputeti Kristaq Rama për të futur në kurth Popat e shkretë. Në fotot e bëra nga pala italiane krahas deputetit Kristaq në këtë takim merrte pjesë në rolin e përkthyesit edhe profesori i nderuar aktual Pëllumb Xhufi . Normalisht do të ishte me interes për lexuesin, që të mësonte krahas përmbajtjes së informacionit të deputetit Kristaq për shefat e partisë dhe të Sigurimit, edhe përmbajtjen e informacionit të përkthyesit po për këtë takim. Profesor Xhufi na rezulton si personi adapt për të marrë pjesë në takime speciale, që nga ky takimi me ambasadorin Xhentile (Gentile) e deri te takimi me kol. Gadafin në kuadrin e një vizite në Libi të sindikalistëve shqiptarë dhe aktivistëve të Shoqatës së miqësisë Shqipëri-Libi.

Shpresojmë që kryeministri Rama këtë barrë të trashëguar nga i jati ta lehtësojë duke u kujdesur për më të fundmen e familjes Popa. Realisht ishte gjesti i Popave, pasuar nga demonstratat antikomuniste nga Shkodra në Kavajë e nga Durrësi në Elbasan, që celën rrugën për këtë Shqipëri të sotme plot difekte, por gjithsesi shumëfish më të mirë se ajo komuniste. Kryeminsitri Edvin, ndonëse i privilegjuar edhe në komunizëm e di mirë se maksimumi i privilegjeve dje ishte një autorizim për televizor me ngjyra ?Blaupunkt?, një dalje jashtë shtetit deri në Korfuz për ekspozitë pikture apo edhe takim me ca vunjotas së vjetër, sic shpjegohet cartalloz herë pas here kryeministri Edvin. Qameti që mund të arrinin privilegjet dje ishteautorizimi për një garsonierë pa punuar një orë të vetme te pallati me kontribut vullnetar, apo apo pak qef me nusen e djalit të Udhëheqësit të vdekur dhe mbesën e Udhëheqsit kryesor! Të tilla privilegje nuk krahason me mundësitë, që i ofroi demokracia (e sjellë edhe me sakrificat e familjes Popa), që nga llogari bankare me shuma minimum 200 milion euro, sipas një burimi zyrtar të Prezencës së OSBE-së në Tiranë deri te vila e Surrelit dhe qefet në të ku e ku më të shpeshta e më larmishme sesa qefi rrëzë pusit të Manastirit të Ardenicës. Mjafton për këto ?dhurata? të demokracisë personalisht për kryeminsitrin Edvin, që ta bëjnë kryeminsitrin tonë të vërë dorën në zemër për Konin Popën e ngratë, ndonëse ata që e njohin e quajnë kryeminstrin Edvin si shembull perfekt të mosmirënjohjes.

Dako i Durrsit dhe e fundmja e Popave

Kryebashkiaku i Durrësit fatmirësisht nuk ka asnjë borxh nga babai për t?u paguar Popave. Ai madje ka vënë veton, që dy motrat Popa të merrnin banesë sociale nga bashkia, megjithë kundërshtimin e ndonjë anëtari PD-ist të Këshillit Bashkiak Durrës, i cili me siguri preferonte ndonjë familje më antikomuniste se Familja Popa apo edhe më në hall se dy motrat të mbetura ende gjallë të kësaj familje.

Është në nderin e Dakos si kryebashkiak, që ta shpërblejë moralisht dhe ekonomikisht  të shumëvuajturën durrsake Popa. Nëse kryebashkiaku socialist i Lushnjës emërtoi një rrugë të qytetit me emrin e një gazetareje ende gjallë, që ka bërë shumë për ta ngritur lart emrin e Lushnjes në Tiranë, besoj se familja Popa ka bërë jo pak për ta ngritur emrin e Durrësit në mediat botërore sa që ta meritojë, që një rrugë në Durrës të quhet Rruga ?Familja Popa?. Kur në Durrës kemi rrugë me emrat ?Pulëbardha?, ?Blerimi?, ?Polumbari?, ?Kushtrimi i të Parëve? etj. mund ta kemi edhe një rrugë me emrin e ?dallëndysheve? të shumëvuajtura, që në dhjetor 1985 paralajmëruan dhjetorin e vitit 1990. Kur në Durrës kanë marrë me meritë e pa kurrfarë merite dhjetra e dhjetra njerëz shpërblime morale të tipit mirënjohja, nderi, krenaria, fisnikiëria?. e qytetit, besoj se edhe për të fundmen e Popave mund të gjendet një karton me një mbishkrim të tillë me vulë bashkie e me firmën e kryebashkiakut Dako! I kujtoj kryebashkiakut Dako se sic vlen për kryeminsitrin Edvin thënia e Biblës: The sins of the fathers are visited upon their children (mëkatet e të ndjerit Kristaq), kështu do vlejë kjo thënie edhe për fëmijët e kryebashkiakut të qytetit tim, nëse Vangjushi nuk vë dorën në zemër e në kuletë e të bëjë dicka për Maria-Ermionin 75 vjecare, që mbijeton duke mbledhur kanace! Precedenti i dhimbshëm i së ndjerës Sofie Zëri, që vdiq e pastrehë në stol në lulishten para ndërtesës së Bashkisë Durrës, duhet të na bëhet mësim për hallexheshën Maria-Ermioni, të mbijetuarën e fundit të familjes Popa! /Nga GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga