LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Fshati i fëmijëve SOS marton një vajzë

11 Shtator 2017, 09:50, Aktualitet CNA

Fshati i fëmijëve SOS, ka martuar ditën e djeshme një vajzë. Shumë fëmijë të ngelur jetim në luftën e Kosovës kanë gjetur strehim në këtë fshat.

Fshati SOS ishte i gatshëm të organizonte një festë për vajzën, e cila kishte ardhur me motrën dhe vëllain e saj pas luftës, ndërkohë që tani ishte bërë gati për martesë.

Postimi i plotë:

SOS Fshati i Fëmijëve është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, Ne stafi, jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi.

Të premten kishim festë në SOS Fshat. Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllaun dhe tani u rrit e u bë për martesë. E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë, veq se me të gjitha adetet e ritet që një familje organizon për fëmiun e saj.

Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcjellnim vajzën për një jetë të re bashkëshortore.

Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siq i ka hije një familje të madhe si SOS Fshati. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që i përgaditën për vajzën tonë.

Një falenderim i veqantë shkon për Flutura Dedinja e cila me shumë kënaqësi dhuroi fustanin e nusërisë, Vjosa Dolcetto e cila përgaditi tortën e martesës, Gentli shoes dhe shumë e shumë të tjerëve të cilët me aq sa patën mundësi ndihmuan që vajza jonë të ketë një fillim të mbarë të kapitullit të ri të jetës së saj.

Paqin fat e ju priftë e mbara! /CityNews

Lajmet e fundit nga