Connect with Us

Viti i ri shkollor/ Policia merr masat për të siguruar rendin

Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Policia merr masat për të siguruar rendin

Publikuar

-

Policia ka publikuar listën e masave të ndërmarra paraprakisht në vigjilje të vitit të ri shkollor.

“Me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla e përreth tyre, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 11 Shator 2017 dhe në vazhdimësi, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka dalë një urdhër me detyra konkrete për secilën strukturë. Urdhëri parashikon që drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, komisariateve/stacioneve të policisë, të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe vendosin shërbimet policore për kontrollin e territorit”,- bën me dije policia në lajmërimin e saj.

Gjithashtu sipas një plani masash, caktohen punonjësit e policisë që do të ngarkohen me shërbime për garantimin e rendit e sigurisë publike në shkollat 9-vjeçare, mesme dhe ato të larta.

Në lidhje me kërcënimet për sulme të mundshme terroriste në vend, në planet e masave do të ketë prani të shtuar të prezencës policore në ambientet e shkollave në përgjithësi dhe në veçanti shkollat e huaja me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal apo terrorist në këto ambiente.

Komisariatet për shkollat që kanë në juridiksion, për orët më të ngarkuara të pikut të lëvizjes dhe të problemeve të mundshme, të sigurojnë prezencë policore me shërbimet e kontrollit të territorit, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, të institucioneve që kanë një shërbim të tillë.

Strukturat për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda do të punojnë për identifikimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale të cilat cënojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen normale të aktivitetit në këto institucione.

LEXO EDHE:  Shtëpia e Lil Wayne konfiskohet nga policia

Urdhëri parashikon bashkëpunimin me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe të pushtetit vendor për shkëmbimin e mendimeve, përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike.

Policia Rrugore do të kufizojë apo ndalojë parkimet, qëndrimet dhe lëvizjet e automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.

Në bashkëpunim me njësitë vendore do të punohet për vendosjen e sinjalistikës përkatëse vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve e këmbësorëve.

Gjithashtu do të mbyllen lokalet e tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë janë pika të grumbullimit të personave me precedent kriminal.

Policia do të shkëmbejë informacione me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.

Policia do të vlerësojë maksimalisht rastet e telefonatave për vendosje të lëndëve plasëse apo bombave të ndryshme në ambientet, godinat e shkollave dhe të veprohet në kohën e duhur për evakuimin e nxënësve dhe kontrollin e imtësishëm nga njësitë e specializuara për këtë qëllim. Në rastet e njoftimeve të rreme, në bashkëpunim me Prokurorinë të punohet për zbulimin, identifikimin e telefonuesve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Specialistët për krimet dhe ndihmës specialistët e policimit në komunitet do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla si të bordit të prindërve, të senatit të nxënësve, etj, duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë publike në këto institucione.

/Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sherr me thika në Elbasan/ Plagoset 30 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika në Elbasan/ Plagoset 30 vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.

Sipas ABC News, i plagosur ka mbetur 30 vjeçari me iniciale E.Z i cili është qëlluar disa herë me thikë ku ka marrë plagë të rënda.

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e kësaj plagosje, i cili është një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P.

LEXO EDHE:  35-vjeçari i plagosur, kushëri i të “fortit të Niklës”/ Zbardhen detajet e para

LEXO EDHE:  Ndalohet i dënuari në Fier/ Akuzohej për drogë

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plota shkaqet e sherrit që çoi më pas në plagosjen e 30-vjeçarit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ekspertët: Dezinformimi rus, pengesë për imunizimin kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Dezinformimi rus, pengesë për imunizimin kundër koronavirusit

Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës kundër koronavirusit, për të ndihmuar 92 vende më në nevojë për fushatën e imunizimeve deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ndërkaq ekspertët thonë se Rusia po punon për të diskredituar vaksinat perëndimore dhe po reklamon intensivisht vaksinën e saj Sputnik V. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anush Avetisyan njofton.

Kur administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat miratoi vaksinën Pfizer për të luftuar koronavirusin në dhjetor 2020, Rusia e kishte gati fushatën e saj të dezinformimit duke u përpjekur të bindte publikun se vaksina ishte e rrezikshme.

Grupe mediatike ruse dhe postime në median sociale përhapnin pretendime të pabaza se vaksinimi kishte shkaktuar vdekje dhe se vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna shkaktonin mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se këto pretendime të rreme të përhapura nga Rusia synojnë të minojnë besimin tek vaksinat që prodhon Perëndimi.

Info-demia, siç e kemi cilësuar, është problem po aq i madh sa edhe pandemia. Kjo fushatë përcjell informacion që po përhapet nëpër botë më shpejt sesa vetë virusi,” thotë një zëdhënëse e OBSH-së.

LEXO EDHE:  Zhduket pa lënë gjurmë 51-vjeçari nga Kurbini/ Familjarët në kërkim prej ditësh
LEXO EDHE:  Foto-Aksioni i IKMT paralizon qarkullimin/ Lëndohen disa banorë dhe policë, shoqërohen 10 persona

Por Rusia nuk është e vetmja që përhap dezinformim. Shërbimi i Jashtëm Evropian tha në raportin e tij të fundit se media pro-Kremlinit, si edhe Kina po punojnë për të minuar besimin tek vaksinat evropiane e amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se po bëjnë ç’është e mundur për të luftuar dezinformimin.

Bashkëpunojmë me partnerë të ndryshëm, që nga qeveritë e deri tek shoqëria civile për t’iu përgjigjur kësaj fushate. Sidomos në kushtet e një pandemie globale, ku ka rëndësi të veçantë vaksinimi i popullatës, njerëzit duan të dëgjojnë të vërtetën. Për fat të mirë, po shtohet numri i organizatave të angazhuara për të arritur imunizimin,” thotë Daniel Kimmage, zyrtar në Departamentin e Shtetit.

Kjo fushatë dezinformimi e bën më të vështirë luftën kundër pandemisë.

Mosbesimi që po mbjell Rusia dëmton edhe interesat e saj, thonë ekspertët, duke sjellë si shembull rezistencën që kanë shfaqur vetë rusët ndaj vaksinës Sputnik V./voa

LEXO TE PLOTE