LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot ekskluzive të përgatitjes së dasmës së Marinës dhe Getoarit

10 Shtator 2017, 16:19, Lifestyle CNA

Dasma më e përfolur e vitit do mbahet sot. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kurorzojnë lidhjen e tyre shumëvjeçare. Marina një nga personazhet më të dashura për ekranin e madh, dhe Getoar Selimi krijuesi i labelit ?Babastars?. Kishim dyshime për datën e ceremonisë, por dyshimet u shuajtën kur ftesat e tyre u dorëzuan tek të ftuarit.

Ndryshimet e fundit të vendit ku do të mbahej ceremonia nga Prishtina në Tiranë e më pas në Durrës ngjallën dyshime tek çdokush, por ceremonia do të zhvillohet dhe tashmë kanë nisur edhe përgatitjet e para. Tashmë ka nisur ndërtimi i tendës 2000m2 buzë bregut të detit ku do të mbahet dasma e përfolur.

CityNews ka fotot ekskluzive të vendit ku do ngrihet tenda e dasmës. Mesa duket gjithçka do ndodhë në bregun e detit. Në të majtë do mbahet koktejli, ndërsa në të djathtë ku po ngrihet tenda do mbahet darka me të ftuarit./CityNews

21:59 Lifestyle

Lulja çiklamin

Kjo lule preferon vendet më të freskëta dhe me diell me temp...

Lajmet e fundit nga