LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati i plotë-Berisha ve në rrjesht grupin e PD/Basha i ulërin Salianjit

10 Shtator 2017, 12:44, Aktualitet CNA

Fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zyra e shtypit ka bërë me dije qëndrimin zyrtar të kësaj force politike. Duke hedhur poshtë të gjithë zërat e urdhëruar nga Basha se votimi për zgjedhjen e Gramoz Ruçit u manipulua. Ata ishin, Ervin Salianji, Grida Duma, Tritan Shehu etj

Duke mbajtur qëndrim të qartë dhe të prerë Sali Berisha ka ndikuar në deklaratën dhe vendimin zyrtar të grupit, thanë burime nga mbledhja për Citynews.al Ai ka debatuar fort me deputetin e Bashës, Ervin Salianji, këtij të fundit i ka ulëritur edhe Luli në përfundim të mbledhjes. Megjithëse e urdhëroi vetë, prapë e hodhi në kosh si qen të rahur duke e turpëruar në sy të grupit parlamentar./Citynews

Debati i plotë 

Berisha: Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata që e bënë duhet ta dinë që ne e dënojmë, na duhet prova për te qenë serioz. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben te mbajmë qëndrim ne falsitet. Se nuk jemi vetëm, janë populli qe na gjykon. Nuk mund te gjejmë pretekst qe ti hedhim hi syve.

Salianji: Unë bindem vete

Berisha duke ju drejtuar Salianjit: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund te prononcoheni. Grupi është grup. Te pranoj unë se je ti i bindur për gabim se pranoj. Unë kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del ne emër te grupi, merr miratimin e grupit nuk del vete. Këta nuk kane te drejte te bëjnë deklarata ne emër te grupit. Me vjen keq Ervin po këtu s?jam dakord. Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur ne 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo qe themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyre ne parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, news thoshte Ruci me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t?ja tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjera te tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan ne votim. Se ishte live. Kërkoni Komision Hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë ne hava. Duhet te mbyllet me një dënim te këtij akti. Me një qëndrim te kruesish se grupit qe te bej qëndrim te qartë. Ta dënojmë dhe te marrim masa. Mos te fshihemi pa asnjë kuptim

Basha ulëret: Ervin booooooll tani. Nuk ka rendësi përshtypja jote. Le te mbajmë qëndrim si thotë doktori

Pika 1 denimi i aktit

Pika 2 nuk japim version ishte vjedhje apo manipulim

Pika 3 kush shet votën nuk ka vend ne PD.

Pika 4 ne krye parlamentit eshte ai qe nuk hyn dot ne usa. Dhe hapin e pare e ben si mafioz.

Lajmet e fundit nga