LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha bën për ujë të ftohtë deputetin e Bashës/ Salianji ngelet si m***

10 Shtator 2017, 11:45, Aktualitet CNA

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD lideri historik i kësaj partie, Sali Berisha ka patur një reagim të fortë ndaj Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij, që dje dolën me tezën e manipulimit të votimit pas shpalljes së rezultatit ku Gramoz Ruçi mori të paktën 3 vota nga deputetët e PD.

Gjatë mbledhjes Berisha i është drejtuar Ervin Salianjit i cili ishte i pari që hodhi tezën e manipulimit të votave, thanë burime nga mbledhja për CityNews.al.

Berisha e ka bërë për ujë të ftohtë duke theksuar ?Ti s?mund të pronocohesh dhe të flasësh në emër të grupit pa u konsultuar më parë me grupin, sepse ka rregull,? është shprehur Berisha.

Më tej ish-kreu demokrat ka thënë ?Unë nuk kam bindjen si ty që është manipuluar numërimi, unë kam bindjen që janë shitur, unë me ty ndahem,? tha Berisha.

Duke argumentuar më tej qëndrimin e tij lideri i demokratëve ka sqaruar se qëndrimi i mbajtur nga Salianji ishte i turpshëm.

Qëndrimi që mbajti deputeti i Bashës u rrëzua nga Berisha duke u shprehur se ?Kjo që thua ti s?ka ndodh në 27 vite demokraci, pra manipulimi i fletëve të votimit, ajo që ka ndodhur është shitja e deputetëve, siç ndodhi dhe dje,? mësohet të ketë thënë Berisha./CityNews

08:44 Aktualitet

Luli ik!

Dje parlamenti zgjodhi Gramoz Ruçin në krye për katër vite, ...

Lajmet e fundit nga