LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unaza e Madhe e Tiranës/ Bozdo: Rama dhe Veliaj janë bërë “mjeshtra” të vjedhjes së meritave

9 Shtator 2017, 13:02, Aktualitet CNA

Përurimi i një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës, ka sjellë reagimin e një prej përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Sekretari Organizativ në PD, Enno Bozdo, I cili ka qenë edhe nënkryetar i Bashkisë Tiranë, ka thënë se ky projekt duhej të ishte në funksion që në vitin 2012, dhe të përfundonte në vitin 2014, por që nuk ka qenë në inreres të Ramës dhe Veliajt.

Bozdo ka thënë gjithashtu kryeministri Rama dhe Veliaj  janë bërë ?mjeshtra? të marrjes së meritave të të tjerëve.

Fjala e plotë e tij:

Sot me ne fund u perurua segmenti 2,1 km i Unazes se Madhe te Tiranes. Tutje ekzaltimit te pavend te Rames dhe Veliajt, me duhet te rikujtoj se stafi i Bashkise se Tiranes, kur kjo drejtohej nga Basha, punoi plot nje vit, nga viti 2011 deri ne 2012 per te pergatitur kete projekt, ndersa qeveria Berisha siguroi financimin e saj qe ne vitin 2012.

Unaza duhet te kishte perfundur ne vitin 2014. Por mesa duket, 2.1 km e saj nuk ishin asnjehere prioritet as per qeverine Rama dhe as per K/Bashkiakun Veliaj.

Megjithe zelllin e ketyre dy te fundit sot per ta shitur si nje “pune te tyren te kryer”, fakti esht qe ky segment kaq i rendesishem duhej te ishte ne funksion 3 vite me pare. Ne keto tre vite trafiku i Tiranes do te ishte ndjeshem me i lehtesuar, Tirana do te kishte me pak ndotje dhe zhurme, qytetaret e Komunes se Parisit dhe te Unazes se Re nuk do tu duhej te humbnin ore te tera per te mberritur ne shtepite e tyre, por edhe ata qytetare qe leviznin nga veri ne jug te vendit dhe anasjelltas, nuk do tu duhej te humbnin ore te tera dhe shpenzime karburanti ne trafikun rraskapites te Tiranes.

Prandaj nje thirrje me shume qytetari per Edi Ramen dhe Erion Veliajn: me pare te se nxirrni video apo te beni selfie, me pare se te gezoni mbi “suksesin e nje pune te kryer”, kerkoni nje ndjese qe e zvarritet per 3 vite kete veper. Tutje faktit qe tashme jeni bere “mjeshtra” ne vjedhjen e meritave te te tjereve, minimalisht duheshin falenderuar kryeministri dhe kryebashkiaku i meparshem per kete veper. Dhe eshte hera e trete qe silleni keshtu, pas projetit te “Pazarit te Ri” dhe te Bulevardit te Tiranes. Te pakten mos e perserisni me per here te katert! /CityNews

 

Lajmet e fundit nga