Connect with Us

Të hënën fillon shkolla/ Ja çfarë këshillash duhet t’u jepni fëmijëve tuaj

Aktualitet

Të hënën fillon shkolla/ Ja çfarë këshillash duhet t’u jepni fëmijëve tuaj

Publikuar

-

Dita e hënë shënon edhe fillimin e vitit të ri shkollor për shumë fëmijë të vendit tonë. Ndërsa disa nga fëmijët do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Për këtë arsye është e rëndësishme që prindërit të jenë të vëmendshëm dhe t’u japin këshillat e duhura fëmijëve të tyre.

Psikologia e fëmijëve, Lira Gjika në një postim në rrjetet sociale ka shpjeguar se çfarë duhet të bisedoni me fëmijët përpara se të futen në shkollë:

Postimi i plotë:

Prindër flisni me fëmijët tuaj, tregojini se çfar keni përjetuar kur ishit edhe ju në këtë fazë të jetës. Tregojini për frikrat, mërzitë dhe përtesat që provonit. Flitini për sforcon që ju është dashur të bënit që tja dilnit të mësonit dhe ti bënit mirë detyrat. Por edhe pyetini se çfar ata ndjejnë, a provojnë edhe ata të tilla ndjesi apo e kanë më të lehtë? Prindërit e fëmijëve që shkojnë për herë të parë në shkollë, të jenë akoma më të vëmëndëshëm. Fëmijët e tyre përjetojnë nga mbajtja e frymës, deri te nervozizmi i pakontrolluar e gati pa shkak, por edhe kënaqësi që më sëfundi erdhi dita të jenë edhe ata në shkollë si gjithë të rriturit. Shpjegojani që është normale që të provojnë ndjesi të tilla, përndryshe si do ja dalin ta realizojnë mirë këtë detyrë të rëndësishme ndaj vetes: të bëhen të shkolluar e të zot, që të zbulojnë botën, ta mirëmbajnë atë, madje edhe më mirë se prindërit e tyre. Flisni prindër këto dit me fëmijët, mos I lini vetëm me ankthin e madh të shkollës.  /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.

LEXO EDHE:  “Furtuna po vjen”/ Paralajmërimi i deputetit demokrat

LEXO EDHE:  Foto-“Kjo është masakër ç’njerëzore”/ Si Rama dhe Shahini ndëshkojnë nxënësit

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”, theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i infektimeve në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i infektimeve në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona

Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 445 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.

Ditët e fundit shifrat e infektimeve në vend vetëm po rriten, ndërkohë që numri i viktimave është i njëjtë me ditën e djeshme.

Numri total i infektimeve ka shkuar 68.351, ndërkohë që ai i viktimave është 1.592 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

LEXO EDHE:  “Furtuna po vjen”/ Paralajmërimi i deputetit demokrat

LEXO EDHE:  Shenjat që fëmija juaj ka dhunti

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid prek uniformat blu/ Ndërron jetë efektivi i policisë

Publikuar

-

Nga

Covid prek uniformat blu/ Ndërron jetë efektivi i policisë

Një tjetër efektiv policie ka humbur betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë. Viktima është Fatmir Belba 58-vjeç nga Golemi.

Ai ishte infektuar disa ditë më parë me sëmundjen, por pavarësisht kurimit dhe përpjekjes së mjekëve nuk arriti që ta mposhte.

Dje u shënua rekordi i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, 21 fatalitete brenda 24 orëve si kurrë më parë që nga fillimi i pandemisë. Edhe numrat e të infektuarve vijojnë që të jenë në një mesatare shumë të lartë, mbi një mijë në javët e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE