Connect with Us

Avokat Ngjela ironizon Ramën/ Ministrat të veshur me brekushe dhe gratë me çitjane

Aktualitet

Avokat Ngjela ironizon Ramën/ Ministrat të veshur me brekushe dhe gratë me çitjane

Publikuar

-

Në një postim në rrjetet sociale Avokati Spartak Ngjela ka ndërtuar një skenar të mundshëm të vizitës së Presidentit Turk, Erdogan në Shqipëri.

Postimi i ironizuar ka përfshirë disa nga figurat më të larta të politikës shqiptare.

Postimi i plotë:

Kryeministri Rama fton për një vizitë miqësore në Shqipëri Presidentin turk Erdogan.

Menjëherë Presidenti turk e pranoi ftesën dhe mendon që të vijë në Shqipëri në datën 25 shtator.

Rama ndërkohë duket shumë entuziast, sepse mendon të marrë një shumë të majme nga Presidenti turk, për rolin që ka marrë me inisiativën e tij për të vendosur otomanizmin në Shqipëri, sidomos pas gjestit kuptimplot të mbulimit të monumentit të Gjergj Katriotit.

Po ta sigurojë këtë shumë, Rama e kapërcen embargon që i ka vënë Merkeli për reformën, dhe me Saliun e bllokon reformën në drejtësi.

I gëzuar emocionalisht, Rama mblodhi menjëherë qeverinë e re, dhe kërkoi që, me rastin e vizitës së Presidentit turk, qeveria e tij duhet të ndërronte veshjen, e cila duhej t’i përshtatej modës së veshjes osmane.

Në takim ishte edhe myftiu i Kavajës, si ekspert i çallmës, brekushes dhe çitjanes.

Tre ditë përpara ai ua kishte bërë të qartë ministrave të tij veshjen, një nga një, dhe, tani pas tre ditësh, të gjithë ishin të gatshëm të paraqiteshin me rrobat osmane te zyra e tij e stërmadhe.

Stilin e brekusheve dhe çitjaneve Rama e kishte bërë vetë në copa letre.

Njoftohet se:
Sotn, në datë 9 shtator, në ora njëmbëdhjetë të paradites, të gjithë ministrat ishin prezent me veshjet e reja. Nga qeveria ende në detyrë merrte pjësë vetëm Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes.

Ministrat hynë me rradhë:
E para u duk Olta Xhaçka, me një palë çitjane të zeza me refleks, që mendohet se ia ka zgjedhë vetë kryeministri.
Ajo kishte veshur edhe një bluzë si xhamadan mbi çitjane, dhe një shami tyli ngjyrë qiellore në kokë.

Dukej e gëzuar, se kryeministri e priti me buzëqeshje. Kishte veshur dhe një palë atlete të kuqe. Të parën gjë që pa kryeministri, ishin atletet dhe çitjanet. I shkonin shumë.

“Po si e ka katandisur kështu këtë budallaqe ky”; mendoi Mimi Kodheli, por nuk e bëri veten kur Olta i dha dorën me një gjest superior të kokës.

Pas Oltës hynë të gjithë me rradhë: burrat me brekushe dhe atlete të zeza, dhe gratë me çitjane dhe me atlete ngjyra- ngjyra.

Me brekushe kafe tepër të gjera dhe më një brez leshi të kuq me vija të zeza ishte i veshur edhe kryeministri. Stilisti turk i ka thënë Ramës: “duhet të lësh mustaqe të mëdha, se e ke buzën e sipërme të gjerë si ne turqit”.

Me brekushe ishte veshur edhe Endri Fuga, por sikur e nxirrnin shumë të shkurtër, dhe kjo e mërziti ca kryeministrin. Por që i kaloi shpejt, se nuk e kishte për vete këtë paradë, por për Erdoganin.

Olta befas e ndërroi shaminë e tylit, dhe hodhi mbi kokë një shami tjetër të mëndafshtë, që e lidhi pak poshtë mjekrës.

“Edhe kjo i duhej kësaj tyryfyles” – tha me vete Mimi Kodheli.

Por, më bukur brekushet i rrinin Damjan Gjiknurit, i cili ishte i mërzitur, dhe në fakt, ia shprehu hapur kryeministrit pakënaqësinë. “ Kujdes! Se ke miliona Damian”, i tha kryeministri gjithë inat, dhe shtoi:. “Duhen mbrojtur”.

Çuditërisht Fatmir Xhafa nuk ishte veshur me brekushe, dhe po kështu as Gramoz Ruçi; por Rama nuk e bëri veten kur i pa, sepse e dinte që i kishte kundër. “Mi kanë kapur amerikanët këta”, tha, dhe e hoqi vështrimin prej tyre.

LEXO EDHE:  Rama: Luli është artist, sikur ta dini se ç'më ka thënë...

Gjithë elegance i rrinin çitjanet dhe atletet zëvendes kryeministres. Edhe kjo shkelqente nga gëzimi dhe këndonte me pak zë një këngë turke, por ishte pa shaminë e kokës. “Ku e ke shaminë ti?” – e pyeti Rama, dhe ajo e mërzitur i tha se ende nuk ia kishte sjellë robaqepsia e kryeministrisë.

Rama kishte sjellë nga Stambolli pesë rrobaqepësa turq, që të pestë barkalecë dhe me mustaqe. Njëri i ngjante shumë myftiut të Kavajës, sikur të ishte binjak me të.

“Kjo provon se myftiu qënka turk”, tha Mimi.
“Mos shaj myftiun ti plehrë!” – tha Rama se e dëgjoi.
Kurse Olta po fliste në telefon me rrobaqepësin turk, që po i shihte nga kamera dhe po i bënte komplimente.

Niko Peleshit i rrinin shumë mirë brekushet, se i shkonin me mustaqet alla turka. Ngjante mu si një osmanlli i vogël. Rrobaqepësi turk nuk ia ndante sytë.

Por kryeministri ishte ende në dilemë si ta shkruante në kartvizitën e ministreve: Zonjë, apo Hanëm? Ai donte “hanëm”, por e kishte shtyrë. “Do të vijë koha”, tha, dhe u qetësua.

“Duhet të keni parasysh një gjë esenciale” – iu tha me zë të lartë Rama kur filloi fjalimin e tij:
“Atletet dhe brekushet dhe çitjanet duhet të mos hiqen fare nga trupi, a ka mundësi që të flini me to derisa të mësoheni!”

Ministrat dhe ministret duartrokitën gjatë, për disa minuta.
Rroftë Taip Rexhep Qerim Mahmut Erdogani – bërtiti njëri befas nga dhoma, dhe të gjithë duartrokitën sërish. Gjatë, madje shumë gjatë, duartrokiti edhe kryeministri.

Mimi u habit se e njohu atë që bërtiti: ishte roja kryesore e kryeministrit. Të gjithë shprehën një gëzim të madh, kurse guzhinjeri turk, nga gëzimi, përqafoi me radhe Oltën dhe zevendës kryeministren.

Ramën nuk e mbante vendi se nuk po i vinin të tjerët. Pa nje herë me inat nga Ruçi dhe Xhafa, por nuk e beri veten.

Ramës ndërkohë i ra telefoni. “Qënka Basha”, tha Mimi me vete, se ishte shumë pranë tij dhe e njohu nga zëri.

“Taipi vjen në datën 25”, i tha Rama, “thuaji dhe Saliut”. Dhe e mbylli telefonin dhe pa gjithë inat nga Mimi. Kurse Mimi nuk e vuri re se po shihte nga Gramoz Ruçi. “Që tani e ka marrë paraqitjen si kryetar partie ky”, mendoi Mimi kur e pa Ruçin që rrinte me duar në xhep dhe shihte me qesëndi. “Njeri normal, tha pas pak, di të komunikojë dhe jo si ky halldupi ynë që nuk ka lidhje fare me token.”

Mimi rrinte si e shokuar, prandaj shihte sa andej këndej; por mendja i shkoi te Saliu dhe Basha, që do gëzoheshin. Qeshi dhe Mimi me një lloj ironie, se në mëngjes ishte takuar me përfaqësues të lartë të Pentagonit.

Pastaj Mimi kërkoi me sy për Koçon. “Ku e ka Koçon ky?”, pyeti me vete, dhe u kujtua që Koçoja ishte në Moskë.
Por shpejt u kujtua gjithashtu kur mendoi: “ le që bashkë do jenë, në një apartament të katër: Saliu, Koçoja, Basha dhe ky yni”, tha, dhe iu kujtua se Koçon do e kthenin në guzhinjer që t’iu shërbente të treve.

“Do të kalojnë mirë”, tha me pak zë Mimi, kur të gjithë po vazhdonin duartrokitjet e gjata për Taipin.

/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Situata në gjykata/ Avokat Ngjela përplaset me Erion Kriston

LEXO EDHE:  Situata në gjykata/ Avokat Ngjela përplaset me Erion Kriston

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Rama: Luli është artist, sikur ta dini se ç’më ka thënë…

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Zbulohet çfarë fshihet pas propozimit të Bashës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: