LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vazhdon "peshkimi" i drogës shqiptare në brigjet italiane

8 Shtator 2017, 15:32, Aktualitet CNA

Shefi i marëdhënieve me publikun në Burgun e Peskarës kishte dalë për peshk me një barkë të vogël. Rreth 6 milje larg bregut, travers Portit të Ortonës ai dalloi një pako të madhe, që pluskonte mbi ujë. Pasi e futi pakon në bordin e barkës, gardiani i burgut e cau dhe pa, që kishte kanabis. Pakoja peshonte 20 Kg. dhe në pako ishin shkruar inicialet A.L. Kanabisi ju dorëzua anijes patrulluese të Rojes Bregdetare italiane. Financa italiane tashmë e ka identifikuar pritësin shqiptar të pakove me kanabis, që mbajnë inicialet A.L.

Kapja apo edhe peshkimi i pakove, cantave e thasëve, gomoneve, skafeve, jahteve me kanabis shqiptar është bërë një monotoni thujase e përditshmë në brigjet puljeze, që nga Plazhi San Foca e deri në plazhet rrëzë Malit Gargano./Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga