Connect with Us

Fuga vijon luftën dhëmb për dhëmb/ Ju tregoj skandalin e radhës

Aktualitet

Fuga vijon luftën dhëmb për dhëmb/ Ju tregoj skandalin e radhës

Publikuar

-

Nga Artan Fuga

 

Reforma e Akasemisë të shkencave nuk mund të realizohet nën “thundrrën” e kryesisë që e ka penguar reformën!
________________
Skandali i radhës!

Kryesia e Akademisë të shkencave, që ka penguar për një dekadë reformimin e Akademisë të Shkencave cakton, sipas informacioneve nga vetë ajo në media, se nga do të vijnë anëtarë të jashtëm të këtij komisioni si edhe cakton me emër edhe një zonjë tjetër atje!
—————————

Kushti i parë i reformimit të Akademisë të Shkencave – dorëheqja e gjithë kryesisë ! (Nga letra drejtuar sekretarit të saj Akademik Vasil Tole) :

Cilat janë parametrat që dezinjojnë këtë fazë përgatitore në këndvështrimin tim ?
Së pari, dorëheqja e të gjithë kryesisë, duke ja kaluar administrimin e përditshëm për një periudhë katër mujore sekretarit të saj.
As nuk mund të mendohet se mund t’i hapet rruga reformimit të Akademisë të Shkencave nëse kryesia e saj nuk jep dorëheqjen. Dhe kjo, jo vetëm sepse ajo është përgjegjësja kryesore për venitjen e aktivitetit të institucionit, i cili ka humbur besimin publik, por edhe sepse ajo ka penguar të gjitha përpjekjet reformuese brenda saj, për një kohë të gjatë, në mënyrë të vendosur dhe me ndërgjegje, duke :
– lejuar trafiqet e influencave në përzgjedhjen e akademikëve,
– duke bërë të lulëzojnë konfliktet e interesit,
– si edhe duke menaxhuar ndonjë projekt shkencor aty-këtu, jashtë normave të transparencës dhe të thirrjeve publike,
– duke paraqitur gjithashtu një bilanc vjetor krejt amator, pa parametrat e duhur dhe jo të vërtetë,
– bazuar në një platformë jashtë statusit të saj ligjor
– dhe mbështetur në një koncept me mbeturina të theksuara dogmatike dhe të metodologjisë të së kaluarës totalitare.
Por edhe konkretisht, nga vendimi i fundit i kryesisë, del se ajo ose nuk e do një reformim të vërtetë, ose dëshiron ta mbajë atë nën kontroll.
Përgjegjësit e stagnacionit dhe të rënies të Akademisë nuk mund të jenë edhe drejtuesit e procesit të reformimit të saj !
Zoti sekretar !
Ju thoni se komisioni reformator do të ketë të gjitha atributet përfaqësuese dhe negociuese të Akademisë !
Nuk ngopemi dot me lugë të zbrazët sepse personalisht kam më shumë se pesë vjet që përplas kokën në këto lojra !
Nëse përfaqësimin asambleja, sipas propozimit të kryesisë, do t‘a kalojë te komisioni i reformimit, atëhere cfarë i mbetet kryetarit dhe kryesisë të Akademisë ?!
Do të ketë Akademia dy koka përfaqësimi ?
Doni ta fusni Akademinë në një proces pa fund bllokimesh dhe tensionesh mes një komisioni me të drejta përfaqësuese të plota, dhe një kryesie të zgjedhur nga asambleja për t’a drejtuar atë ?
Kjo mua më paraqitet logjikisht si një taktikë jo e pastër që kryesia të presi në dhomën tjetër sa komisioni të mbarojë reformimin, dhe pastaj t’a rimarri ajo drejtimin , pikërisht atë drejtim që nuk ka dashur ta ndjeki në vite.
Aq më shumë unë nuk kam asnjë besim, që kryesia pas zgjedhjeve farsë të organizuara, pa bilanc, pa kandidatë rivalë, pa platforma serioze pune, nuk do të tentojë t’a influencojë Komisionin reformues, i cili do të punojë me rrezikun e presioneve nga jashtë.
Prandaj, përpara sa të nxitoheni për të kërkuar ngritjen e komisionit reformator, që as e kishit në mendje një javë më parë, ndiqni shembull.

LEXO EDHE:  Lereni te qete familjen Kajtazi/ Nga Artan FUGA

 

Me pas Profesori ka publikuar edhe nje tjeter reagim te tij qe e cileson skandal:

Skandali vazhdon:

 

Akademia e Shkencave paguan paga dhe honorare pa përcaktuar punën, objektivat e saj, dhe pa e matur rezultatin e dhënë !
—————————–
Akademia e Shkencave të kërkojë auditim financiar, administrues dhe shkencor nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nga Ministria e Arësimit! 
—————————–
Si (sh) përdorohet paraja publike !
——————————-
Nga letra drejtuar sekretarit shkencor akademik Vasil Tole:

Nuk mund të ketë asnjë proces reformator, nêse nuk bëhet auditimi i rezultateve të punës dhjetvjeçare të Akademisë dhe kur flas për auditim, që e kam kërkuar edhe publikisht përpara dy vitesh, kam parasysh auditimin shkencor, administrativ, por edhe financiar.

A ka apo jo produkti i Akademisë natyrë të ndjeshme fiktiviteti, a ka eficiencë në përdorimin e fondeve financiare?

a ka kujdes për të mirat shpirtrore dhe materiale që ka në administrim?

a ka mirëmenaxhim apo ka pasur edhe abuzime me fonde të ndryshme?

a ka transparencë dhe normativitet në buxhetet për projektet e ndryshme?

ato pak projekte që ka siguruar, akademia i ka marrë për anëtarë të caktuar asaj, apo i ka bërë thirrje publike komubnitetit shkencor për të aplikuar?

a ka akademikë që nuk duhet të ishin akademikë sepse i pengon ligja, pra i marrin pa të drejtë pagat?

a ka honorare që nuk ka vend të ishin paguar, e kështu me radhë,?

a shiten dhe si administrohet paraja nga librat që botohen?

cfarë bëhet me përdorimin e revistave të Akademisë të Shkencave?

a ka lexues në Bibliotekën e Akademisë të Shkencave?

Si mund të nisim një proces reformimi pa ditur se ku ndodhet administrimi i Akademisë ?

Këtë auditim ne nuk mund ta bëjmë nga brenda sepse do të ishte krejt subjektiv. Ne nga brenda kemi aprovuar bilancin vjetor, e kemi vlerësuar si pozitiv kur ai ka qenë për faqe të zezë.

Prandaj kryesia, në orët që vijnë, përpara sesa të japi dorëheqjen, ose ju si sekretar i saj, t’i kërkoni ministrisë të arësimit dhe kontrollit të shtetit, të dërgojnë ekipet e kontrollit për një auditim të plotë të veprimtarisë të Akademisë. Aq më mirë nëse del pozitiv, por qëllimi është të shohim se ku janë defektet, që komisioni reformator të mund të punojë si duhet.

/Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha justifikohet për vilat/ Kam hyrë i pasur në politikë!

Publikuar

-

Nga

Basha justifikohet për vilat/ Kam hyrë i pasur në politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mohuar sonte në “Syri Tv” vilat që posedon, ndonëse CNA.al, i ka publikuar vazhdimisht me fakte dhe prova.

Përballë gazetarëve, Basha u pyet, si qëndron e vëerteta e tre vilave? Por Basha u justifikua duke thënë se ka hyrë i pasur në poltikë dhe çdo pasuri e tij është e deklaruar.

“Jo nuk kam tre, kam katër, pesë, gjashtë!  Nga dita që kam hyrë në politikë, çdo pronë e imja është transparente. Çdo qindarkë e imja është e deklaruar. Kundërshtarët e kanë përdorur me cinizmë dhe ligësi.

Unë nuk kam hyrë si njeri i varfër në politikë, ama edhe ato që posedoj i kam vënë në mënyrë transparente, me dokumente të institucioneve ndërkombëtare ku kam punuar dhe të vendeve ku ka punuar ime shoqe.

Me këto i kemi lejuar vetes një stil jete shumë të mirë. E gjithë pjesa tjetër janë gënjeshtra të pastra, haptas fare.

Nuk kam asnjë vilë nga ato që thonë. Janë të gjitha genjeshtra.

Aty ku jetoj jam me qira, dhe kontratën e qiras e ka Edi Rama tek Tatimet, por nuk preferon ta bëjë publike.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD vijon akuzat ndaj qeverisë/ 3 nga 4 lote i janë dhënë firmës së drejtuar nga kryebashkiaku socialist

Publikuar

-

Nga

Shefi i kabinetit të Lulzim Bashës në PD, Dorian Teliti ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë në procesin e tenderimit të loteve që përfshin procesi i rindërtimit.

Teliti tha në “Real Story” se nga 4 lote që janë tenderuar në muajin shtator, 3 prej këtyre loteve i janë dhënë firmës së drejtuar nga një kryebashkiak i PS, por pa përmendur emra.

“4 lote që kanë tenderuar në shtator 3 prej këtyre loteve ia kanë dhënë firmës së drejtuar nga një kryebashkiak i PS”, tha Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam njeri me rekorde publike”/ Basha në delir: Punoj 15 orë në ditë

Publikuar

-

Nga

“Jam njeri me rekorde publike”/ Basha në delir: Punoj 15 orë në ditë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, është i ftuar mbrëmjen e sotmë në “Syri tv”, ku nuk i ka kursyer lavdet për veten e tij.

Teksa u bërball me faktet që njihet ndryshe si kryetari i opozitës që ka qëndruar më shumë në zyrë dhe pak në terren, Basha u hodh në vetëmbrojtje duke thënë se punon 15 orë në dië, dhe qëndron 4-5 ditë në javë larg familjes nga përkushtimi për punën.

Unë jam njeri që kam rekorde publike. Ato punë që kam bërë kanë lënë një gjurmë.

Rekordet e mia janë publike, nga dita e parë në politike dëri më sot.

Publike janë dhe rekordet e Ramës. 119 ditë nuk ka qenë në mbledhje qeverie. 1/3 e vitit kryeministri nuk ka qenë në punë. Puna e tij është instagram dhe facebook, propagandë e pastër. Është tuittet, fotografi, montazh.

Ata që e njohin qeverisjen e dijnë që të bësh të mundur një plan kombëtar transporti  dhe të bësh të mundrr ndërtimin e saj brenda dy viteve siç ishte rruga e Kombit, nuk bëhet pa punuar minimalisht 15-18 orë në ditë.

Në momentin që je futur në politikë me përkushtim, ti je i detyruar të sakrifikosh gjithçka. Kohën personale, jetën personale dhe familjen. Kaloj ndonjëherë 4-5 dit pa i parë fëmijët në shtëpi për shkak të orareve të mia.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE