LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha takon këshilltarin e Lartë të Bundestag-ut/ Nevojitet një opozitë e fortë

8 Shtator 2017, 18:43, Aktualitet CNA

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag,  Hans-Joachim Falenski.

Dy politikanët kanë biseduar në lidhje me situatën e vendit tonë dhe zhvillimin e Partisë Demokratike si forca e dytë politike më e madhe në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Ne takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, zotin Hans-Joachim Falenski!

Te dashur miq, prita sot në një takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, zotin Hans-Joachim Falenski dhe zotin Ëalter Gloss përfaqësues për Shqipërinë i fondacionit Konrad Adenahuer.

Diskutuam gjërësisht mbi situatën në vend. Zoti Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanëshme ndaj Partisë Demokratike, që ajo të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE.

I shpreha zotit Falenski falenderimet për grupin parlamentar dhe CDU për interesin e madh që tregon për PD dhe Shqipërinë, ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë PD dhe do të vazhdojë të japë me modelin e saj të suksesshëm në politik-bërjen gjermane.

Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme.

Takimi ishte i hapur. sb /CityNews

Lajmet e fundit nga