LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen rrebeshet e shiut/Zonat që rrezikojnë

7 Shtator 2017, 14:23, Aktualitet CNA

Dita e nesërme karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.

Meteoalb njofton se e premtja do të shoqërohet dhe me rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore.

?E PREMTE: vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranesirave te shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore – qendrore duke rrezikuar shira të dobët. Pasditja mbetet me vranësira e shira të dobët në Veri – Qendër por edhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore. Zonat jugore paraqiten kryesisht me vranësira.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante vlerat e mesdites?, thuhet në njoftim./CityNews

Lajmet e fundit nga